Mark Marku vijon me kritika, por korrigjon dhe veten

Postuar në 03 Mars, 2012 04:47

Deputeti i PD-së, Mark Marku, ka dhënë një intervistë për Panoramën, ku vijon në stilin e vëzhgimeve kritike në adresë të PD-së e maxhorancës, por me tone më të kontrolluara e më konstruktive. Vijon të flasë mirë për Gamend Oketën si njeri e si koleg, por është “kundër largimit prej një formacioni politik në emër të të cilit je votuar dhe kalimit në një formacion tjetër politik. Një veprim i tillë nuk është korrekt as me elektoratin që të ka votuar, as me formacionin politik në emër të të cilit ke konkurruar”. Thotë se është e vështirë të fitohet një mandat i tretë qeverisës, por po aty saktëson se “zoti Berisha e ka aftësinë, vullnetin dhe forcën për të bërë një kontratë e re me qytetarët shqiptarë, e qartë, e detajuar në imtësitë më të vogla, me të gjitha garancitë e domosdoshme”. Mendon se Jozefina Topalli është kandidiaturë e mirë për president, pasi përfaqëson të djathtën historike, dhe nënvizon se “një president konsensual nuk është domosdoshmërisht president i mirë”.

Dhe në këtë intervistë gjen rast të saktësojë mesazhin e para do ditëve, teka komentonte ikjen e Oketës. “Ajo që kam thënë unë është interpretuar në mënyrë shumë krijuese nga mediat. [Unë] nuk i kam krahasuar mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së me mbledhjet e Byrosë Politike, siç është thënë në shtyp”, thotë ai.

Në fakt, nuk duket se media ka spekulluar në këtë mes. E për këtë mjafton informacioni i gazetës Mapo (me të cilën me Marku ka marrëdhënie korrekte bashkëpunimi) mbi thënien e tij atë ditë. “Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, është deri diku në një mendje me Oketën, teksa ky i fundit hoqi një paralele mes grupit parlamentar demokrat dhe ish-Byrosë politike, nisur nga sjelljet politike. Është pak a shumë e vërtetë, thotë Marku”.

Këtë kanë thënë dhe gazetat e tjera.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Dhe të kuptohemi ky person është i shkolluar dhe i diplomuar dhe jashtë dhe do të meret me politikë e çfarë mundë të presi shoqëria nga një njeri i tillë</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Eh, more Mark. Si iu fute kesaj rruge pa patur këllqe ........................? Aty ku u fute ti futen vetem ata qe e dine se, po te jesh i poshter, bën perpara. Pra, me ke bejne perpara te ligjtë? Me SB, me PD, me ate pjese te territorit per te cilen njerezit shprehen &quot;Atje ku varet harta&quot;.</p>

Submitted by Fatoni (not verified) on

<p>Ky Mark i ka turpnu Markajt! Mrena dy ditve dy qendrime nrysh? Po a e ke nryshu ene ket burri lun e muri lun?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.