Arkiv-Lajme

Regjimet dhe .... përgjumja e forumeve dhe e institucioneve

Postuar në 08 Mars, 2012 04:35

Në Kinë po diskutohet një projekt-ligj mbi paraburgimin e arrestimin e disidentëve, që autoritetet e Pekinit i katalogojnë tek “të dyshuarit për krime kundër shtetit, për terrorizëm, e për akte të rënda korruptive”. Siç shihet dhe nga fotoja, ‘diskutimet mes delegatëve nuk janë shumë të forta’. Një numër delegatësh ia kanë këputur gjumit, dhe nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Një fotograf (duhet të jetë i huaj) ka pikasur një dremitje koletive në këtë forum, dhe e ka parë këtë si moment të artë.

Dashamir Shehi: Ish-presidentit i shkon të ngrejë fondacion, jo parti

Postuar në 08 Mars, 2012 04:13

Nuk duket se ka gjasa që Dashamir Shehi t’i bashkohet partisë së Bamir Topit. Është menduar tek-tuk se një solidaritet ‘tironsish’ do bënte të vetën, dhe do t’i bënte tok, por nuk është kështu. Në një intervistë të shkurtër për Mapon, Shehi pohon për të disatën herë se nuk ka ndërmend të bashkëpunojë me Bamir Topin. “S’ka logjikë të fillohen gjëra të reja”, thotë ai, dhe mbetet e paqartë nëse me ‘gjë të re’ kupton një aleancë të LZHK-së me partinë e Topit, apo vetë partinë e Topit. Në fakt, pak më poshtë, ai ngrihet kundër praktikës së ‘Presidentit që shndërrohet në një lojtar politik’.

Bankat, fitimtarët dhe humbësit e 2011-ës

Postuar në 07 Mars, 2012 13:43

Bankat raportojnë se e mbyllën me 15.1 miliardë lekë fitim vitin e shkuar. Të dhënat e publikuara sot nga Shoqata e Bankave flasin për fitime të mira të sistemi bankar gjatë 2011-ës pavarësisht problemeve të hasura me kreditë me probleme apo ekzekutimin e kolateralit. Fitimi i realizuar vitin e shkuar është më i madh krahasuar edhe me atë të realizuar në vitet e mëparshme.

Serbia do të mbajë zgjedhje në Kosovë?!

Postuar në 07 Mars, 2012 12:36

Agjencitë kosovare të lajmeve raportojnë sot se Serbia do të përfshijë elektoralisht edhe veriun e Kosovës në zgjedhjet presidenciale e parlamentare të vitit të ardhshëm. Nuk jepet burimi i lajmit me emër e mbiemër, por thuhet se “presidenti serb, Boris Tadiç, është marrë vesh me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe është siguruar se Serbisë do t`i mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale në veriun e Kosovës, ku është e përqendruar pakica serbe”.

Sarkozy-së i duhen vota; dhe hidhet kundër emigrantëve

Postuar në 07 Mars, 2012 11:19

Sondazhet thonë, se kandidati presidencial socialist Francois Hollande po e mban mirë diferencën me Sarkozy-në, por nga ana tjetër duket e sigurtë se gara e muajit të ardhshëm do të përfundojë në balotazh; e nëse përfundon në balotazh, thonë të njëjtat sondazhe, socialisti do të fitojë me 54% të votave.

Serbia do të mbajë zgjedhje në Kosovë?!

Postuar në 07 Mars, 2012 10:14

Agjencitë kosovare të lajmeve raportojnë sot se Serbia do të përfshijë elektoralisht edhe veriun e Kosovës në zgjedhjet presidenciale e parlamentare të vitit të ardhshëm. Nuk jepet burimi i lajmit me emër e mbiemër, por thuhet se “presidenti serb, Boris Tadiç, është marrë vesh me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe është siguruar se Serbisë do t`i mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale në veriun e Kosovës, ku është e përqendruar pakica serbe”.

Berisha-Rama, “kacafytja” e radhës nuk kursen as 7 Marsin

Postuar në 07 Mars, 2012 09:24

Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama shënuan kacafytjen e radhës verbale sot gjatë vizitës së tyre në Korçë me rastin e festës së 7 Marsit.

S’ka më qese plastike nga 1 janari 2013

Postuar në 07 Mars, 2012 07:29

1 janari 2013 do të jetë dita e fundit në të cilën do të përdoren qeset plastike në vend. Të paktën kështu e përcakton vendimi i fundit i qeverisë, i cili parashikon edhe ndalimin e prodhimit dhe importit të qeseve plastike duke filluar nga data 1 shtator e këtij viti.

Zgjedhjet në SHBA: Super e Marta iku, dhe gjërat mbeten sërish të paqarta në kampin republikan

Postuar në 07 Mars, 2012 05:46

Të gjithë po prisnin që dita e djeshme, super e marta, siç e quajtën këto ditë amerikanët për vlerën elektorale në kampin republikan, të ndante shapin nga sheqeri, e të përcaktonte, në mos kandidatin presidencial republikan, të paktën personin me shanse të qarta për të qenë një kandidat i tillë. Por nuk ndodhi asgjë e tillë. Mitt Romney, i konsideruar fillimisht si fitues i sigurtë në këtë betejë republikanësh, po heq më shumë se sa është menduar, ndonëse ka siguruar një thes me para në këtë funksion.

Gjyqtari Ardian Dvorani: Fatmir Mediu duhet të ish tërhequr nga politika pas Gërdecit

Postuar në 07 Mars, 2012 04:40

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka dhënë një intervistë për rubrikën Lunch të shqiptares.com, në të cilën thotë se gjyqi e Ilir Metës, “sikur të kish vazhduar, do të ish mbyllur më me dinjitet”. Dhe e lë me kaq; nuk shpjegon se ç’don të thotë me këtë. Por bëhet më i qartë, madje tamam i qartë, kur flet për ngjarjen e Gërdecit, në të cilën humbi jetën dhe i vëllai, që punonte në atë fabrikë për të fituar bukën e gojës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme