Regjimet dhe .... përgjumja e forumeve dhe e institucioneve

Postuar në 08 Mars, 2012 04:35

Në Kinë po diskutohet një projekt-ligj mbi paraburgimin e arrestimin e disidentëve, që autoritetet e Pekinit i katalogojnë tek “të dyshuarit për krime kundër shtetit, për terrorizëm, e për akte të rënda korruptive”. Siç shihet dhe nga fotoja, ‘diskutimet mes delegatëve nuk janë shumë të forta’. Një numër delegatësh ia kanë këputur gjumit, dhe nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Një fotograf (duhet të jetë i huaj) ka pikasur një dremitje koletive në këtë forum, dhe e ka parë këtë si moment të artë. Ka nxjerrë aparatin, dhe ka shkrepur disa duzina fotosh ku duken delegatë që po bëjnë një gjumë të thellë. E nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi gjithçka është vendosur nga partia.

E.G.

Comments

Submitted by Kosovari (not verified) on

<p>Me rendsi paga ecen. Edhe ashtu jau fusin disidentve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.