Zgjedhjet në SHBA: Super e Marta iku, dhe gjërat mbeten sërish të paqarta në kampin republikan

Të gjithë po prisnin që dita e djeshme, super e marta, siç e quajtën këto ditë amerikanët për vlerën elektorale në kampin republikan, të ndante shapin nga sheqeri, e të përcaktonte, në mos kandidatin presidencial republikan, të paktën personin me shanse të qarta për të qenë një kandidat i tillë. Por nuk ndodhi asgjë e tillë. Mitt Romney, i konsideruar fillimisht si fitues i sigurtë në këtë betejë republikanësh, po heq më shumë se sa është menduar, ndonëse ka siguruar një thes me para në këtë funksion. E nuk duhet të çuditemi, nëse s’e fiton këtë betejë, s’ka gjë se ai mbetet ende favoriti krysor. Dje fitoi në Virginia, Massachusetts, Idaho, Vermont, Ohio, Alaska, por humbi në Tennessee, në Oklahoma, në Dakotën e Veriut dhe në Georgia. Gara pra është e pambyllur.
Re.Pu.
Add new comment