Arkiv-Lajme
Pas Bashës e Spahiut, edhe Edi Rama viziton SHBA-në. Po Berisha?
Pas një takimi që pati me Edi Ramën para ca kohësh, ambasadori amerikan Arvizu deklaroi se kishte diskutuar me të në parim për një vizitë zyrtare të kryesocialistit në SHBA. Dje Qendra Aleksander Hamilton e Universitetit të Nju Jorkut njoftonte se Edi Rama do të japë një kumtesë të premten (16 mars) në Nju Jork mbi propozimet që përfshihen në programin e ri të PS-së. Në mënyrë të ngjashme, Lulzim Basha dha një kumtesë në një universitet në Uashington dhe më pas pati takime në Departamentin e Shtetit dhe Kongres.
Rama Berishës: Mos fol për shërbime ndaj Serbisë, se del zbuluar
Rama në shkrimin e tij me titull ‘Komerdarja e turbofolkut pseudonacionalist’ merret me kritikat e sulmet që kryeministri i ka bërë opozitës gjatë javëve të fundit. E fillon duke bërë një sqarim, që duket se e ka për zemër: “[Berisha] shpifi se gjoja ne bllokuam Kodin Penal. E donte si qorri sytë një alibi që nuk ia dhamë, bllokimin e kodit. E tani s’ka ç’bën tjetër përveçse të shpifë. E më poshtë fokusohet atje ku do. Bien në sy disa nënvizime të forta:
Kryebashkiaku i Kavajës i bën letër Berishës: Mos vallë po hakmerreni ndaj kavajasve?
Kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit të vendit, njëherësh deputet i të njëjtit qytet. Shkaku? “Prej disa ditësh, zyrat lokale të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit janë shpërngulur nga Kavaja në një vendndodhje të re, plot tre kilometra larg qytetit, [gjë që] shkon kundër interesave të qytetarëve dhe biznesit në Kavajë”, ku “jetojnë plot 49 mijë banorë, si edhe zhvillojnë aktivitetin e tyre rreth katër mijë biznese”.
Hartime politikanësh me rastin e 8 marsit
Doni të dini se ç’ka ndodhur sot më 8 mars në lagjen politike? Një garë fjalësh, fjalësh, fjalësh. Retorikë boshe, si hartime gjimnazistësh të vitit të parë. Për pak protagonizëm.
Jozefina Topalli: "Ishit ju ato që u ngritët dy dekada më parë, në emër të lirisë si barrikadat më fisnike kundër regjimit. Jemi ne ato që vazhdojmë të ndërtojmë këtë mrekulli të lirisë, bashkë me gjysmën tjetër, natyrisht, e që përfaqësohet denjësisht në këtë sallë nga zoti Kryeministër."
Shkarkimi i Maznikut tek Aviacionit Civil. Ministria: Dështoi me sigurinë e avionëve
Largimi i Ervin Maznikut nga drejtimi i Aviacionit Civil është shoqëruar me dyshime të mëdha mbi arsyen vërtetë të zëvendësimit të tij. “Shqip” ndërkohë i referohet burimeve nga Ministria e Transporteve (në varësi të së cilës është edhe Drejtoria e Aviacionit Civil), të cilat mësohet t’i kenë komunikuar se arsyeja e largimit është dështimi me rritjen e kushteve të sigurisë së linjave ajrore që operojnë në Shqipëri.
Dezertori i parë në Siri; është zv.ministër i regjimit
“Unë bëj me dije distancimin tim nga regjimi; tërhiqem nga posti zyrtar që mbaj dhe shpall largimin nga partia në pushtet. Qysh nga moment jam me opozitën, me këta njerëz plot dinjitet që po përpiqen e po heqin në betejën me regjimin.” Cili zyrtar shqiptar është ky që flet? Joooooo, nuk është shqiptar! Është fjala për zv.ministrin e Pasurive Minerale e të Naftës në Siri, Abdo Hussameldin, i cili e ka nxjerrë këtë njoftim në youtube.
Berisha rikthen “gogolin e dosjeve”
Përgjigja e Presidentit Topi ndaj sulmeve të mazhorancës dhe Kryeministrit Berisha duke e cilësuar atë “komunist që prej vitit ’68”, por edhe se kishte mashtruar të përndjekurit, kanë sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjen debatin mbi hapjen e dosjeve të spiunëve të komunizmit. “Shekulli” hapet sot me një intervistë të Luan Pobratit; ky emër flet shumë për ata që kanë jetuar asokohe. Ai njeh mirë se si funksiononte shërbimi i fshehtë në atë periudhë.
Ardian Hoxha Berishës: Shpjegohuni lidhur me takimin që keni bërë me Millosheviçin!
“Babain tim, Remzi Hoxhën, njerëzit tuaj me ju në krye si President i Shtetit, e keni zhdukur mu për shkak të frikës së zbardhjes së veprave tuaja me Serbinë dhe për Serbinë. Ju, Sali Berisha, duhet t’i tregoni popullit shqiptar për takimin tuaj me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai im. Ju po ashtu duhet t’ia tregoni popullit shqiptar takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin (njeriu që ishte udhëheqës i masakrave ndaj Shqiptarëve), në Shkodër….
Dhunë mbi nxënës shqiptarë në Maqedoni. Autorët janë njerëz me maska
Top-channel jep lajmin, se mbrëmë në afërsi të Shkupit janë rrahur 15 nxënës shqiptarë. Këta të fudnit kanë qenë duke lëvizur me mikrobuz për në fshatin e tyre, Çiflik, dhe në një moment ndalohen nga njerëz me maska. Këta të fundit nuk kanë qenë një e dy. Kanë qenë një bandë e tërë. Njëzet vetë. E kanë ndaluar mikrobuzin, kanë hyrë në të dhe kanë ushtruar dhunë të shpërpjestimuar mbi nxënësit, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë në spital.
8 marsi, gratë tona e gratë e pranverës arabe
Sa herë vjen 8 marsi, shtrohet pyetja: duhet festuar me mimoza, apo duhen organizuar protesta për të drejta? Në Shqipëri e kanë zgjidhur këtë punë: gratë shkojnë nëpër restorante me njëra-tjetrën. Gjetkë është ndryshe. Sidomos në botën arabe.