Shkarkimi i Maznikut tek Aviacionit Civil. Ministria: Dështoi me sigurinë e avionëve

Postuar në 08 Mars, 2012 10:51

Largimi i Ervin Maznikut nga drejtimi i Aviacionit Civil është shoqëruar me dyshime të mëdha mbi arsyen vërtetë të zëvendësimit të tij. “Shqip” ndërkohë i referohet burimeve nga Ministria e Transporteve (në varësi të së cilës është edhe Drejtoria e Aviacionit Civil), të cilat mësohet t’i kenë komunikuar se arsyeja e largimit është dështimi me rritjen e kushteve të sigurisë së linjave ajrore që operojnë në Shqipëri. Shkrimi vijon më tej duke përmendur vizitën e Olldashit në Bruksel ku thuhet se inspektorët e BE-së i paskan raportuar nivelin e ulët të sigurisë së avionëve në Shqipëri, gjë e cila e rrezikon që ta fusë vendin në listën e zezë duke pezulluar të gjitha fluturimet.

Megjithatë, largimi i Maznikut nga drejtimi i kësaj drejtorie erdhi direkt pas heqjes së lejes së fluturimit kompanisë “Albanian Airlines”, vendim i cili zyrtarisht u deklarua se merrej për shkak të problemeve financiare që kishte kompania. Në vendimin e asokohe u lakua sëtepërmi edhe emri i Maznikut, ku kompania e akuzoi për vendim të padrejtë, ndërsa nuk munguan zërat se shkaku i vërtetë i heqjes së lejes lidhje me mungesën e garancisë financiare, e cila përdorej për mirëmbajtjen e avionëve.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.