Dezertori i parë në Siri; është zv.ministër i regjimit

“Unë bëj me dije distancimin tim nga regjimi; tërhiqem nga posti zyrtar që mbaj dhe shpall largimin nga partia në pushtet. Qysh nga moment jam me opozitën, me këta njerëz plot dinjitet që po përpiqen e po heqin në betejën me regjimin.” Cili zyrtar shqiptar është ky që flet? Joooooo, nuk është shqiptar! Është fjala për zv.ministrin e Pasurive Minerale e të Naftës në Siri, Abdo Hussameldin, i cili e ka nxjerrë këtë njoftim në youtube. Është i pari funksionar i lartë sirian që dezerton qysh nga momenti që regjimi i Bashar-Al-Assad-it ka filluar represionin e përgjakshëm mbi opozitën revolucionare atje. “Kam 33 vjet që shërbej në administratë, e nuk dua ta përfundoj këtë karrierë duke kryer apo miratuar krime të regjimit”, tha ai ai, i veshur me kostum e kravatë, dhe me një pamje të qetë.
Nëse ky gjest do të pasohej dhe nga të tjerë, atëherë do të thotë se regjimit njimend po i vjen fundi. Dezertorët paralajmërojnë fundin e një regjimi.
Re.Pu.
Comments
Ku po arrin teknologjia !
<p>Ku po arrin teknologjia ! Nepermjet You Tube ministri plotesues jep doreheqjen, pa plotesuar fare deklarate me shkrim. Le ta provoje ndonje dhe nga tanet kete menyre moderne.</p>
Add new comment