Arkiv-Lajme
Qeveria po shet “Albpetrolin” pa i njohur vlerën !
Shteti shqiptar nuk di ende sa naftë ka në nëntokën shqiptare edhe pse ka nisur tashmë procedurat për shitjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes, “Albpetrol”. “Shqip” raporton sot mbi mbledhjen e zhvilluar dje në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për shqyrtimin e ligjit të shitjes së “Albpetrol”, në të cilën deputetët nuk kanë mundur të mësojnë mbi sasitë e naftës që gjenden në nëntokën shqiptare edhe pse para tyre kishin zv.ministrin e Ekonomisë, Enno Bozdo.
Opozita në Kosovë: Sa herë kritikohet, Thaçi fshihet pas Amerikës e Europës
Tri partitë opozitare, LDK-ja, AAK-ja dhe Vetëvendosja , të cilat një ditë më parë janë gjykuar nga kryeministri Hashim Thaçi, për antiamerikanizëm, udhëheqje të dobët dhe revolucionarizëm, i janë kundërpërgjigjur shefit të Qeverisë, me të njëjtën masë, të mërkurën.
Ato e kanë cilësuar Thaçin si njeri të papërgjegjshëm që përpiqet t’i mbulojë dështimet në qeverisje duke e sulmuar opozitën dhe duke u fshehur pas SHBA-së dhe Evropës. Nuk i kanë lënë anash as etiketimet për të.
Partia e Ramush Haradinajt e ka quajtur të “paedukatë” dhe të “pacipë”.
BE-ja ka dy kushte kryesore: reformën zgjedhore dhe hetimin e 21 janarit
Duket se ka një shqetësim përparësor lidhur me reformën zgjedhore, dhe ky shqetësim shihet tek shumë faktorë të këtushëm, por edhe tek faktorë ndërkombëtarë. Kreu i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, ecën në këtë linjë në një intervistë që ka dhënë për Top-channel-in. “Koha po fluturon, zgjedhjet po afrohen.
Florion Mima: Edhe në perëndim e kanë zili mënyrën se si funksionon grupi ynë parlamentar!!!
“PD-ja ka shumë rrugë për të bërë deri tek perfeksioni”, shprehet “qortueshëm” Florion Mima në një intervistë për Shqipin, dhe po aty hedh poshtë pretendimin e Oketës (Mima ka qenë më aktiv se të tjerët në komentet mbi gjestin e deputetit durrsak): “PD-ja është një parti e madhe, një parti ku gjithkush mund të ngrejë probleme e mund të kërkojë zgjidhje.” Doni të dini se për çfarë e ka fjalën? Mima është shumë konkret: “Jo më larg se të hënën kanë qenë katër deputetë të grupit parlamentar që e kanë pyetur kryeministrin dhe kanë marrë prej tij sqarimet përkatëse”.
Albin Kurti: Nuk kam ngut për të ardhur në pushtet; dhe nuk dua të kem pronë
Në shqiptarja.com ish publikuar sot një intervistë me Albin Kurtin. Intervista është e rubrikës lunch.com të gazetares Mira Kazhani, dhe në të Kurti dilte në një dritë tjetër. Kish pranuar të fliste për jetën e vet intime, për të dashurën (norvegjeze me emrin Rita), për nënën dhe ndikimin që kjo e fundit ka pasur mbi Albinin, etj. Por edhe temat politike nuk kishin mbetur jashtë fokusit.
Nuk shpenzojmë se s’kemi apo se duam të kursejmë? Fullani “betohet” për këtë të fundit
Qeveritarët por edhe drejtuesit e Bankës së Shqipërisë vijojnë t’i mëshojnë faktit se ulja e konsumit në vend nuk vjen për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike të familjeve, por për shkak të pasigurisë se tyre për të ardhmen duke i bërë që të jenë më të prirur për të kursyer. Ja se ç’tha sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: “Të dhënat e tërthorta sugjerojnë për një ecuri të dobët të konsumit edhe në gjysmën e dytë të vitit 2011, por me tendencë përmirësimi në tremujorin e katërt të vitit.
Bankat s’kanë besim, borxhi i qeverisë çdo muaj e më i shtrenjtë
Nuk ka mjaftuar as ulja tre herë radhazi e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë për të ulur koston e borxhit të brendshëm të qeverisë. Lehtësimit të politikave monetare, bankat po iu përgjigjen duke shtrënguar kushtet e kreditimit nga njëra anë, por edhe duke e blerë më shtrenjtë borxhin e qeverisë nga ana tjetër.
Sequi: Ndihmoni veten! Topalli: Na ka bllokuar opozita
Në një konferencë mbi forcimin e rolit të parlamentit të financuar nga BE-ja, foli ambasadori Sequi, dhe kryeparlamentarja Topalli.
Importe minimale, thellohet kriza tek ndërtimi
Shqipëria njohu muajin e shkuar nivelin më të ulët të importeve që prej janarit të vitit 2011. Sipas INSTAT, vendi importoi rreth 35 miliardë lekë mallra gjatë janarit 2012 me një rënie prej 33 për qind krahasuar me dhjetorin 2011 dhe minus 3.7 për qind krahasuar me janarin 2011.
Rënia e importeve pasqyron edhe një herë rënien e konsumit në Shqipëri, tregues të cilët u shfaqen edhe gjatë dy muajve të fundit të vitit të shkuar. Megjithatë, konsumi gjatë dhjetorit u stimulua më shumë prej festave të fundvitit.
E premte, 2 mars: Përballje e pritshme e Spahiut me Berishën në Lezhë
Gazeta Shekulli raporton se, menjëherë pasi u përhap në media deklarata e Kreshnik Spahiut për takimin Berisha-Samaras, Aleancës Kuqezi i është komunikuar nga policia e Lezhës se i është refuzuar leja për një manifestim të planifikuar në këtë qytet me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës në 2 mars. Sipas Shekullit, zyra e Aleancës Kuqezi në Tiranë konfirmon refuzimin dhe thotë se për tubimin festiv ishte bërë kërkesë zyrtare në polici dhe në bashki.