Edhe Bode flet me gjuhën e Berishës – i quan socialistët Çiçikovë të majtë

Ridvan Bode, Ministri i Financave, ruan zakonisht një profil teknokrat në diskutimet e tij në Kuvend rreth politikave fiskale. Por sot, edhe ai ka adoptuar stilin berishian të debatit parlamentar, kur ka diskutuar në Kuvend rreth taksës së sheshtë. Sipas Shekullit, Bode ka thënë se taksa e sheshtë është e përqafuar nga mbarë bota. “Disa të majtë gjetën rastin për të sulmuar taksën e sheshtë. Ata janë Çiçikovë të majtë, kanë për qëllim t’i hapin rrugë taksës progresive që ka shpikur kryetari i tyre. Taksa e sheshtë është taksa më moderne,” citon Shekulli Boden.
Të gjitha këto fjalë janë shashka të tipit berishian, që thuhen për të gënjyer ata që s’para e njohin historinë e politikave fiskale. Së pari, taksa e sheshtë nuk është e përqafuar nga mbarë bota – vetëm pak vende demokratike përdorin taksën e sheshtë. Së dyti, taksa progresive nuk është një shpikje e Edi Ramës -- duke filluar me SHBA-në, shumica dërrmuese e vendeve demokratike kanë pothuaj një shekull që përdorin taksën progresive. Së treti, taksa e sheshtë nuk është një taksë moderne, ajo është një taksë shumë e vjeter, e përdorur që në fillim të krijimit të shteteve. Ndërsa taksa progresive filloi të zbatohej kur administrat fiskale të shteteve arritën të zbatojnë një përshkallëzim të taksave në varësi të të ardhurave të subjekteve, sipas parimit kush fiton më shumë paguan më shumë.
E.Zaloshnja
Comments
E ka kuptuar edhe Bode, se ne
<p>E ka kuptuar edhe Bode, se ne kete vend, por sbere si Berisha flakesh si Topi e Oketa</p>
Foton ilustruese kush e ka
<p>Foton ilustruese kush e ka zgjedhur Zaloshnja apo Muci?? Jo per gje po te pakten te na thone ke te shohim gishtin e Bodes kur tregon pocin apo HENENm?? (Gjithnje nese ajo atje eshte hena)</p>
Add new comment