ALUIZNI, "komplot" kundër Shaban Memisë ?

Çfarë po ndodh tek ALUIZNI? Kjo është pyetja që i shkon ndërmend çdokujt që ndjek përditshmërinë e zhvillimeve në Shqipëri nëpërmjet medieve apo atyre që kanë lexuar sot shtypin. Në katër gazeta me tirazhin më të madh, i pasqyruar në hapësira të ndryshme (diku kryeartikull diku lajm i dytë) gjendet i njëjti lajm: Shkeljet që ka kapur Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë kontrolleve të ushtruara pranë Zyrave Qendrore të ALUIZNI-t në Tiranë, të cilat deri pak muaj më parë drejtoheshin nga Shaban Memia.
Pa justifikuar problemet me korrupsionin që kanë shoqëruar të gjithë procesin e legalizimeve në Shqipëri, si edhe pa venë në dyshim abuzimet që ka kapur KLSH në këtë institucioni duket se kësaj radhe kemi të bëjmë me një sulm ndaj këtij institucioni dhe drejtpërdrejtë ndaj kreut të saj Shaban Memisë. Respublica e ka cekur edhe më parë procesin e zvarritur të legalizimeve (http://respublica.al/artikuj/2012/2/16/legalizimet-procesi-i-kufizuar-vetem-ne-zonat-urbane)
Raporti i përket një kontrolli të ushtruar gjatë kohës kur në krye të KLSH-së ishte Robert Çeku, ndërsa publikohet tani, kur Kryetar është Bujar Leskaj, ish-deputet dhe aktivist i Partisë Demokratike. Ky fakt e bën me intrigues publikimin e raportit në këto momente duke shtuar zërat se Meminë nuk e duan më në radhët e tij. Në një situatë tjetër, zor se një raport i tillë do t’i shpërndahej medieve nga vetë KLSH si kësaj radhe...
S.E.
Comments
Fokusi nuk mendoj se eshte

Fokusi nuk mendoj se eshte fati i Shabanit te vogel me oreks te madh, por ecuria e procesit te legalizimeve. Nese vetem disa perqind e kerkesave jane plotesuar, a nuk perben ky fakt nje nxites per opoziten qw te vere ne levizje nje mekanizem sensibilizmi dhe mbeshtetjeje?

Cdo bathorexhi para se te

Cdo bathorexhi para se te legalizoje plackitjen qe ka bere ne periferit e qyteteve duhet te detyrohet te dorzoje ne Shtet ato cfar ai hajdut ka marre me qitap si ish kooperativist apo puntor ish ferme bujqesore ne fshatin a fermen ku ai banonte ne koh te Enverit ose ato prona qe ai hajdut i ka marre si pron te gjyshit ne zonen e tij te origjines.

Psh. nje Lekdushas ose Lekbibas i ardhur Bathoreve, qofte i fryre ne vesh nga Ruci apo Dokle apo Memia si psh " Vidh e plackit se ste thot njeri gje" , duhet te dorzoje ne Shtet krejt pronat qe ka marre ne fshatin ose qytezen e tij te origjines qofte kjo truall, toke bujqesore vreshte ullishte lendine pyll a shtepi a stalla e magaze.

Dhe kjo pasuri ti mbetet Shtetit qe Shteti pastaj te korigjoje padrejtesite qe kan bere keta uzurpatore ne kto 20 e ca vite baterdie.

Ne se nuk pranojne athere me polic te dergohen nga kan ardhur e te Shpetojne qytetaret e mjere qe jo vetem po vdesin nga tymi i mercdesave te ketyre hajdutve por dhe po grabiten nga bijt e ketyre, qe po dallojne si hajdute te pacipe.

Te dyja partite luajn me kte kategori nje loje te djallezuar ne kurriz te njerzve te ndershem si dhe ne kurriz te shtetit vete por dhe te djerses se atyre qindra mijra te tjereve qe mbeten me gisht ne both. detsumi

Kjo eshte per fat te keq

Kjo eshte per fat te keq Shqiperia jone, vendi ku hajdutit dhe dhunuesit i thuhet daje!

Nuk e di se cili ligj mund ta shpetoje nga kthetrat e paligjshme pronen e grabitur. Legalizimi i grabitjes eshte nje akt me i rende se vete grabitja.

Fal toka, fal livadhe, fal ullishte, fal vreshta, fal faturat e ujit dhe te energjise e te gjitha keto ne kurriz te pjeses tjeter te shqiptareve, qe duan shtetin dhe ligjin, qe duan dhe respeketojne shenjterine e prones dhe pronarin, qe paguajne taksat dhe faturat.

Krimi me i madh i politikes shqiptare ligji 7501!

Add new comment