Regjimi i Bashar Assadit vret gazetarët; dhe fuqitë e mëdha reagojnë sërish butë

Postuar në 22 Shkurt, 2012 13:24

Rèmi Ochlik, fotografi i njohur francez, 28 vjeç, që bashkëpunon me gazeta të ndryshme të rëndësishme në Francë e në botë, si Le Monde, Paris Match, Time Magazine e The Wall Street Journal, ka mbetur pa jetë sot në sulmin që regjimi sirian kreu mbi një qendër shtypi të organizuar nga rebelët në qytetin që njihet si bastion i tyre, në Homs. Tok me të ka gjetur vdekjen dhe gazetarja e njohur amerikane, Marie Colvin, që punonte për Sunday Times. 55 vjeçarja amerikane ka qenë një gazetare e pasionuar pas raportimit në fronte lufte e në situata dramatike. Ku nuk ka qenë! Ka raportuar në Kosovë e për Kosovën (prandaj ministrii i jashtëm Enver Hoxhaj lëshoi një deklaratë-homazh menjëherë pas u mor vesh ç’kish ngjarë), në Iraq, në Çeçeni, në Palestinë duke mbuluar Intifadën, e në Sri Lanka, ku ka humbur një sy, të cilin e ka mbajtur maskuar në stilin e njohur të piratëve.

Po i bën mirë hesapet Bashar Assadi? Deri tani rezulton që po. Megjithëse ka shkaktuar një plojë të vërtetë gjatë muajve të fundit, SHBA-të e fuqitë e tjera të mëdha, jo fort të favorizuara nga konteksti ndërkombëtar e rajonal, kanë reaguar në mënyrë të ndrojtur. Të njëjtin reagim bënë dhe sot.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.