Adriano Celentano në Sanremo: Standing Ovation për këngët, fishkëllima për monologjet

Postuar në 19 Shkurt, 2012 07:37

U mbyll festivali i Sanremos, e tok me të edhe tollovia që rrethoi praninë e Adriano Celentanos si i ftuar special. Ky i fundit, sipas kontratës me RAI-n, mund të ngjitej në skenë në të pesë netët, por mbas bujës së provokuar pas natës së parë (shih linkun: http://www.respublica.al/artikuj/2012/2/16/celentano-beri-ne-sanremo-cfare-pritej-te-bente-provokoi-dhe-ndolli-vemendje), zgjodhi të merrte pjesë vetëm në natën e fundit, dmth dje. Këtë herë kish vendosur të mos e tirrte gjatë me monologjet e veta, por “e gjeti kur s’e pandehte”; gjatë të vetmit monolog mbi besimin e mbi raportin me Zotin, ai u ndërpre nga do fishkëllima e zëra që vinin nga platea: “Mjaft më! Je thjesht një predikues!” Nuk i kish ndodhur ndonjëherë që të fishkëllehej, por nuk e humbi toruan. E mbylli monologun më shpejt se sa duhej, dhe iu rikthye këngëve të veta, për të përfunduar me një duet me Gianni Morandin, gjatë e pas të cilit salla u pa e gjitha në këmbë. Italianët, me sa duket, Celentanon e pranojnë në çdo formë, por e duan veç si këngëtar.

Sipas Morandit, që u emocionua deri në ngashërim gjatë duetit me Celentanon, ato fishkëllima ishin të pilotuara. Ndërsa audienca, që nuk mund të pilotohet, ish në maksimum gjatë kohës kur në ekran ish il Molleggiato.

Re.Pu.

Comments

Submitted by leon68 (not verified) on

Aty u pa nje Celentano qe me te vertete te emocionon ,fishkellimat per monologun e tij nuk kane vlere, te verteten tha qe lidhjet e zotit me politiken nuk jane shume te nevojshme.Morandi u emocinua dhe na emocionoi sepse me te vertete jane nje brez qe i kane dhene ITALISE vlera nderkombetare.

Submitted by kroi (not verified) on

"e mbylli monologun me shpejt se sa duhej" - po ku e kuptove Mustafa qe Celentano e mbylli monologun   me shpejt sesa duhej...dhe jo atehere kur duhej dhe kur e kishte planifikuar.

Celentano e dinte qe ne krye qe do te provokonte dhe do te kundershtohej sepse jo me kot kerkoi liri te plote editoriale per "bomben" qe do te leshonte. Nese do t'i kishin bere pershtypje kundershtite, nuk   do t'i kthehej te njejtit argument e te njejtit monolog  me te njejten kokefortesi .

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo Italia që ka një Çelentano po ne kur do kemi një Çelentano që ti tregojë popullit të vetë se ka një rugë tjetër që të jetosh me kokën lartë edhe një herë bravo Çelentano

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.