Arkiv-Lajme
Angelina Jolie-së i vijnë kërcënime online nga serbë të zemëruar prej filmit të saj
Filmi i parë që Angelina Jolie ka bërë si regjizore, In the Land of Blood and Honey, po i sjell kokëçarje. Fabula e filmit është marrë nga lufta në Bosnjë, rreth 20 vjet më parë, dhe në qendër të fabulës është dashuria e një artisteje myslimane me një serb të Bosnjës, oficer policie. Kush don ta shohë duhet të përgatitet të ballafaqohet me skena njimend të forta e tronditëse; e tillë ka qenë lufta në Bosnjë.
Emergjenca, një spital e gjysmë për 100 mijë banorë
Imazhet ku një grua shtatzënë u transportua me fadromë për dhjetëra kilometra deri në spitalin e Peshkopisë apo dërgimi i një të moshuari me barelë në Spitalin e Librazhdit kanë bërë xhiro këto ditë në të gjithë mediet e vendit duke pasqyruar edhe një herë mungesat që ofron sistemi shëndetësor. Kësaj panorame i përgjigjet një publikim i “Open Data Albania” i kohëve të fundit, në të cilin paraqiten mungesa të theksuara në shërbimin spitalor. Studimi pasqyron numrin e spitaleve, mjekëve dhe infermierëve për banor në Shqipëri deri në fund të vitit 2008.
Legalizimet, procesi i kufizuar vetëm në zonat urbane
Shtypi lajmëron sot për një vendim rutinë të ekzekutivit në fushën e legalizimeve, me qëllim ndryshimin e procedurave për ata që preferojnë ta paguajnë tarifën me bono privatizimi. Sipas ndryshimeve, ALUIZNI merr përsipër subvencionimin e një pjesë të tarifës (sipas përcaktimeve ligjore) të gjithë atyre që e kanë shlyer tarifën të plotë me para. Gjithashtu, çdokush që do të kërkojë të paguajë me bono do të ketë 10 ditë kohë që nga momenti i aplikimit për të kryer veprimet.
Legalizimi i prostitucionit: E djathta pro, dhe e majta kundër!!!
Ka një projektligj në favor të legalizimit të prostitucionit, që tani po debatohet në komisionet parlamentare e që në javët e ardhshme do të kalojë për diskutim e miratim në parlament. Është një nismë e marrë nën presionin e shoqërisë civile, dhe synon përafrimin e legjislacionit me vende të BE-së. E bukura është se maxhoranca medemek konservatore kërkon të heqë të gjitha sanksionet për femrat që ushtrojnë prostitucionin, dhe kërkon ta legalizojë e disiplinojë këtë të fundit.
Të përditshmet flasin për vuajtjet e njerëzve nën dëborë, dhe për ... kinezçen e Berishës
Izolimi prej motit të keq e borës po bëhet edhe më dramatik. Të paktën ky është mesazhi që përcjellin titujt e gazetave dhe kokat e lajmeve të titruara të televizioneve. Sot thuhet se gjendja e vështirë ka kapur dhe jugun. Në shqiptarja.com flitej për dhjetra njerëz të humbur e në rrezik, për helikopterët që s’ulen dot për shkak të borës, për shembje çatish, etj.
Qeveria e Kosovës: Qosja flet për hesap të vet; ne nuk duam shkëmbime territoresh
Deklarata e Rexhep Qosjes mbi shkëmbimin e territoreve mes Serbisë e Kosovës në mënyrë që vendet të çlirohen prej pakicave problemsjellëse nuk ka prodhuar, siç pritej, reagime të shumta, dhe kjo ndoshta prej skrupujve që aktorët e faktorët shqiptarë demonstrojnë vetvetiu kur flitet mbi këtë argument. Qëndrimi koral i diplomacisë perëndimore në favor të status quo-së i frenon.
“Kooperativa” INSTAT fillon të na befasojë…
Në një shënim të djeshëm (Rritja ekonomike, a do të na befasojë INSTAT-i?) theksonim se INSTAT-it do t’i duhet të raportojë një rrritje ekonomike mbi 8% në tremujorin e fundit të 2011, në mënyrë që rritja ekonomike për gjithë vitin 2011 të rezultojë 3.9%, aq sa ç’e ka raportuar qeveria. Por INSTAT-i u tregua krijues – rishikoi rritjen ekonomike të dy tremujorëve të parë të vitit 2011. Më herët, për tremujorin e parë kishte raportuar 3.4% rritje dhe për të dytin vetëm 0.5%. Tani i ka rishikuar këto shifra dhe raporton 4.5% dhe 0.9%.
Papulias: Nuk pyesim për gjermanë e holandezë; Venizellos: Na duan jashtë BE-së
“Duan t’na nxjerrin jashtë nga Eurozona; ka një plan për këtë qëllim”, tha sot ministri grek i financave, dhe eksponenti i PASOK-ut, Evangjelos Venizellos. “Po i ndryshojnë kushtet e marrëveshjes që kemi lidhur për të përfituar bailout-in prej 130 miliardë eurosh; po na vënë kushte të reja”, saktësoi ai, duke treguar me gisht si fajtor trojkën, dmth Bashkimin Europian, Bankën Qendrore Europiane, dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Celentano bëri në Sanremo çfarë pritej të bënte: Provokoi, dhe ndolli vëmendje
Ndodhi ajo që pritej qysh nga momenti që Celentanos iu plotësua kërkesa për të patur të vetat 50 minuta nga show i natës së parë në festivalin e Sanremos; dhe janë 50 minutat më të vlefshme të mbrëmjes: intervali 10.10-11.00; 50 minuta të pandërprera nga ndonjë spot publicitar (kjo ish kërkesë tjetër e Celentanos); dhe liri e plotë e artistit për të folur si t’ia kish ënda (kjo është ‘tekë’ e hershme e Celentanos).
Berisha ia doli edhe kësaj radhe....
E ka bërë sa herë që ka qenë në vështirësi, kur vendi është përballur me përmbytje, tragjedinë e Gërdecit apo ngjarje që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, e bëri edhe sot. “Mufka” e Kryeministrit Berisha për mësimin e kinezçes ka marrë dhenë dhe për këtë po diskutohet gjithandej. Kryeministri është sjellë ngjashëm edhe gjatë përmbytjeve të Shkodrës. Kush nuk e mban mend “hënën blu” që me demek na solli reshje të mëdha që ndodhin një herë në 100 vjet?