Legalizimet, procesi i kufizuar vetëm në zonat urbane

Shtypi lajmëron sot për një vendim rutinë të ekzekutivit në fushën e legalizimeve, me qëllim ndryshimin e procedurave për ata që preferojnë ta paguajnë tarifën me bono privatizimi. Sipas ndryshimeve, ALUIZNI merr përsipër subvencionimin e një pjesë të tarifës (sipas përcaktimeve ligjore) të gjithë atyre që e kanë shlyer tarifën të plotë me para. Gjithashtu, çdokush që do të kërkojë të paguajë me bono do të ketë 10 ditë kohë që nga momenti i aplikimit për të kryer veprimet.
Pas vrullit të fillimit, procesi i legalizimeve në mos ka ndaluar fare po ecën me ritme tejet të ngadalta. Janë mbushur gjashtë vjet tashmë që prej fillimit të procesit dhe të dhënat tregojnë se lejet e legalizimit janë dhënë më së shumti në zonat urbane, ndërsa ka mbetur në mes në zonat rurale. Edhe vendimet e përjavshme të qeverisë “Për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore....”, të cilat kanë në thelb kalimin e truallin në emrin e pronarit të ri (ndërtuesit pa leje) kanë reshtur tashmë. ALUIZNI rreket të shpërndajë herë pas herë shuma parash në formë dëmshpërblimi për pronarë, të cilat këto të fundit i cilësojnë “qindarka në miliardat që vlen toka e zënë padrejtësisht”.
Nga ana tjetër, të legalizuarit nuk preferojnë të paguajnë edhe pse ligji u lejon në raste të caktuara që të shlyejnë deri 70 % të tarifës me bono privatizimi. Procesi u nis me shumë bujë fillimisht, por duke parë zhvillimet aktuale, mund të cilësohen me fat ata që e gjeten veten në listat e para të legalizimeve.
S.E.
Comments
Legalizimi eshte vjedhje e

Legalizimi eshte vjedhje e paster.

Eshte turpi i Shqiperise.

Shteti perkrah hajdutin qe ka vjedhur Token duke e mesuar bile dhe si ta vjedhe dhe si ta fuse ne qitapet e shtetit si mall te vet.

Te dyja Partit e medha jan perlyer ne kte Krim.

Sejcila per tu a marre voten ketyre Hajdutve u a kreh bishtin e mundohen ti bejne per vete me lajka e demagogji.

Hajdutet nuk meritojn as lajka as perkrahje e as te drejt vot

Add new comment