Emergjenca, një spital e gjysmë për 100 mijë banorë

Imazhet ku një grua shtatzënë u transportua me fadromë për dhjetëra kilometra deri në spitalin e Peshkopisë apo dërgimi i një të moshuari me barelë në Spitalin e Librazhdit kanë bërë xhiro këto ditë në të gjithë mediet e vendit duke pasqyruar edhe një herë mungesat që ofron sistemi shëndetësor. Kësaj panorame i përgjigjet një publikim i “Open Data Albania” i kohëve të fundit, në të cilin paraqiten mungesa të theksuara në shërbimin spitalor. Studimi pasqyron numrin e spitaleve, mjekëve dhe infermierëve për banor në Shqipëri deri në fund të vitit 2008.
Mësohet se deri në këtë periudhë, në Shqipëri funksionuan 45 spitale, ose 1.4 të tillë për 100 mijë banorë nga 50 që funksiononin në vitin 1993 me një raport 1.58 për 100 mijë banorë. Ulja e kapaciteteve spitalore vërehet edhe tek stafi mjekësor. Vendi ka mesatarisht vetëm 4 infermierë për 1 000 banorë, ndërsa pjesa më e madhe e mjekëve preferojnë të qëndrojnë në kryeqytet pas përfundimit të studimeve.
S.E.
Comments
Dhe e ka sektorin e tij
<p>Dhe e ka sektorin e tij doktor gangrena. Nga ana tjeter harron origjinen dhe e le Tropojen si mos o zot. Ka fytyre e permend Enverin, ky qe bente shurren nga frika perballe tij, qe s'ka bere as 1 te 1000 per kombin e tij, qe i ka shkaktuarkombit shqiptar me shume deme se cdo armik tjeter i betuar i tij! </p>
Add new comment