“Kooperativa” INSTAT fillon të na befasojë…

Në një shënim të djeshëm (Rritja ekonomike, a do të na befasojë INSTAT-i?) theksonim se INSTAT-it do t’i duhet të raportojë një rrritje ekonomike mbi 8% në tremujorin e fundit të 2011, në mënyrë që rritja ekonomike për gjithë vitin 2011 të rezultojë 3.9%, aq sa ç’e ka raportuar qeveria. Por INSTAT-i u tregua krijues – rishikoi rritjen ekonomike të dy tremujorëve të parë të vitit 2011. Më herët, për tremujorin e parë kishte raportuar 3.4% rritje dhe për të dytin vetëm 0.5%. Tani i ka rishikuar këto shifra dhe raporton 4.5% dhe 0.9%. INSTAT-i thotë se rishikimi i shifrave lidhet me rezultatet e regjistrimit të ri të ndërmarrjeve, i cili ka ndryshuar peshat e sektorëve në ekonomi që merren për bazë për të llogaritur rritjen ekonomike.
Me rishikimin që INSTAT-i u ka bërë dy tremujorëve të parë, një rritje prej 6% në tremujorin e fundit të 2011-ës mund të prodhojë një shifër prej 3.5% për gjithë vitin. Në kohën e diktaturës komuniste, kooperativave bujqësore u duhej të raportonin rendimente të larta të prodhimit të grurit dhe misrit. Dhe ato i raportonin, pavarësisht së në hambar kishin futur më pak drithë…
E.Zaloshnja
Comments
Tani nuk ka me vlere asgje
<p>Tani nuk ka me vlere asgje nuk kane me turp te genjejne veten ne mes te dites ,jo se i beson populli</p><p>por nuk ka çti beje ,u sterngopem me genjeshtra tani as vrasesi nuk futet ne burg.Kjo eshte qeveria</p><p>e berishes ,qe i fluturon gomari mos e beso po deshe,genjeshtra eshte futur ne ligj.</p>
Add new comment