Celentano bëri në Sanremo çfarë pritej të bënte: Provokoi, dhe ndolli vëmendje

Postuar në 15 Shkurt, 2012 14:43

Ndodhi ajo që pritej qysh nga momenti që Celentanos iu plotësua kërkesa për të patur të vetat 50 minuta nga show i natës së parë në festivalin e Sanremos; dhe janë 50 minutat më të vlefshme të mbrëmjes: intervali 10.10-11.00; 50 minuta të pandërprera nga ndonjë spot publicitar (kjo ish kërkesë tjetër e Celentanos); dhe liri e plotë e artistit për të folur si t’ia kish ënda (kjo është ‘tekë’ e hershme e Celentanos).

50 minutat filluan me bombardimin e skenës së Sanremo-s (dukej si prodhim hollywood-ian), me njerëz që kapeshin prej plumbash e bombash, e që rrëzoheshin në një skenë të transformuar në një teatër lufte. Në një moment të caktuar, nga një kapicë kufomash putative ‘ringjallet’ njëri prej viktimave, ai pra, Adriano, që pi pak ujë, dhe fillon monologun të mbushur me predikime e denoncime. Flet për vdekjen, që për të nuk është fundi, por fillimi, flet për ‘gli Ultimi” që në botën e përtejme e të përjetshme do të jenë “i Primi”, flet pak për parajsën, pastaj për Jezu Krishtin, dhe ja ku del aty ku do: Ç’janë këto gazeta si Avvenire e Famiglia Cristiana, që flasin për politikë e nuk flasin për Zotin e për jetën e përtejme? Pse nuk i mbyllin? Monologu ndërpritet nga paranteza muzikore, që janë sërish të tijat, e pas tyre kritikon bllokimin e një referendumi, kritikon Merkelin, Sarkozy-në, Monti-n, Europën e tyre, kritikon drejtoreshën e përgjithshme të RAI-it, i vërsuslet një kritiku televiziv (e quan deficient), e kështu me radhë.

Sot ka qenë lajm i parë në të gjitha të përditshmet. Ka pasur informacion mbi Celentanon dhe mbi reagimet ndaj tij. Ndërkohë, ka kureshtje nëse Celentano do të ngjitet prapë në skenën e Sanremos në një nga netët e kësaj jave. Por askush nuk e di.

Re.Pu.

Comments

Submitted by realist (not verified) on

E ndoqa direkt................I madh si gjithmone,i pa krahasueshem si gjithmone,e kokeforte si gjithmone.

Sa para do te kishte ikur old the albanian state,me njerez te tille  ?????

Submitted by Gusmari (not verified) on

@ realist - Na mungojne njerez te skenes me personalitet te tille. Hiq ndonje (si Adi krasta p.sh.) te tjeret jane bythe e breke me politiken.

Po Celentano eshte i pa arritshem, e i pakrahasueshem ne Itali, jo me ketu. Jam i bindur qe do te na surprizoje perseri!

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

O Mustafe, na çmende me kete shqipen tende! Nuk thuhet ne shqipe "ndjell vemendje", por "ngjall vemendje". Ti vete solle ne vemendjen e lexuesve reagimin e publikut italian per gabimin drejtshkrimor qe beri Saviano duke shtuar nje apostrof atje ku s'duhej. Ndersa vete ben proçka te tilla, sikur ta kesh mesuar shqipen ne Pekin! Ti or mik duhet te mbash prapa nje redaktor gjuhesor privat.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.