Legalizimi i prostitucionit: E djathta pro, dhe e majta kundër!!!

Ka një projektligj në favor të legalizimit të prostitucionit, që tani po debatohet në komisionet parlamentare e që në javët e ardhshme do të kalojë për diskutim e miratim në parlament. Është një nismë e marrë nën presionin e shoqërisë civile, dhe synon përafrimin e legjislacionit me vende të BE-së. E bukura është se maxhoranca medemek konservatore kërkon të heqë të gjitha sanksionet për femrat që ushtrojnë prostitucionin, dhe kërkon ta legalizojë e disiplinojë këtë të fundit. Ndërsa opozita medemek progresiste gjykon se legalizimi i prostitucionit është një gjë e gabuar, dhe prandaj kërkon sanksione më të forta për prostitutat. Fatmir Xhafaj është shprehur se “është e papranueshme të hiqet neni që jep dënime me gjobë e me burg për ato femra që ushtrojnë prostitucionin” (marrë nga Mapo dhe Panorama).
Duket se e majta dhe e djathta kanë ndërruar vendin. Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, dhe e gjitha vjen prej faktit që e majta dhe e djathta këtej nga anët tona nuk kanë lidhje me të majtën apo të djathtën në botë; këto tonat kanë ‘ideologjitë’ e tyre të improvizuara. Dhe nuk është se kjo vjen prej hipokrizisë. Jo, vjen prej prapambetjes kulturore.
M.N.
Comments
Kjo puna e ndarjes ne te

Kjo puna e ndarjes ne te majte e te djathte eshte nje majmuneri e mirefillte dhe kaq ne keto anet tona. Me teper se prapambetje kulturore une mendoj se eshte mungese e plote e kultures politike dhe ndarjes ideologjike per shkak te gjithe historise sone "te ndritur" polkitike. Dhe ne fakt ky me teper se problem i yni, "shqiptar" une the se eshte ballkanik. Gjithandej Ballkanik eshte e njejta gje....te jete ceshtje otomanizmi????

Nuk kane para Mustafa , nuk

Nuk kane para Mustafa , nuk po dine ku ti gjejne tani...................te nxjerrin edhe dhjam nga pleshti..............

mos doje te thoje dhjam nga

mos doje te thoje dhjam nga pid.i ?

Po çfarë është ajo e majtë që

Po çfarë është ajo e majtë që dashka legalizimin e skllavërimit seksual të mijëra vjazave e grave mor Mustafa? Në emër të cilit parim të majtë duhet që e majta të mbështesë legalizimin e prostitucionit?

Prostitucioni është niveli i fundit i shfrytëzimit të grave të varfëra/të dobëta nga burrat e pasur klientë dhe burrat e fortë tutorë.

E çuditshme kjo e majta sipas teje, Mustafa, që duhet të mbështesë të pasurit dhe të fuqishmit në kurriz të më të dobtëve!!!

Edhe nëse nuk është qëndrim parimor nga e majta shqiptare (por besoj se është), prapë qëndrimi i PS-së është i drejtë dhe i majtë.

Jam dakord me zz Nano dhe

Jam dakord me zz Nano dhe Hapi ne konsideratat e tyre.

Ceshtja eshte qe Shqiperia nuk eshte as Gjermani e as Skandinavi. Njerezit shfrytezohen apo te tjera te keqija ndodhin jo se ligji ye nuk i ngjan atij Gjerman apo Amerikan, por se menyra si interpretohen ligjet eshte e ndryshme.

Une personalisht do te isha kunder legalizimit. Prape jo se keshty ky problem nuk eshte aq i madh sa c'duhet. Por eksperienca me legalizimin e lojrave te fatit dhe kazinove, per mendimin tim ka qene absolutisht negative. Vertete qe prostitucioni ekziston - sic egzistonte bixhozi. Por shtresat me vulnerabile dhe me pak te aresimuarat jane kurdohere viktime e nje mbi-oferte te vesit. Shtresat e mesme dhe te larta me pak, shtresat me te ulta jane gjithmone viktime.

Ndryshe nga shume vende te tjera, pikerisht kjo shtrese eshte shume e gjere ne Shqiper - dhe shume me vulnerabel!

ps nga ana tjeter te denosh me gjobe gjynahqare qe dalin ne rruge se nuk kane buke te hane nuk me pelqen. Ndoshta nje zgjidhje e mesme mund te gjendej, dmth te tolerohej pa ndryshuar ligjin, aq sa te mbetej i supresuar por jo te shitej neper dyqane...

Nje nga gabimet tona me te

Nje nga gabimet tona me te medha ne keta 20 vjet demokraci, ka qene shabllonizmi. Efikasiteti i nje ligji ne Norvegji, mund te beje fiasko ne Shqiperi, sic ka bere. ne nje vend totalisht te korruptuar, ligjet e reja apo amendimet e te vjetrave, sherbejne kryesisht per te vjedhur akoma me shume ata qe i bejne.

Mendoj se ka dicka lidhje me temen nje ngjarje/gojdhene (legjende urbane:-) e ndodhur ne Shqiperine e fund viteve 80'. Vjen nje delegacion i huaj ne fushen e shendetsise dhe shpreh shqetesimet per SIDA-n qe po rrezikonte seriozisht jete njerezish. Asokohe semundja shikohej si e krijuar enkas per homoseksualet gay. Pasi te huajt qane hallin, nis e flasin pala jone duke u mburrur: Ne nuk kemi asnje rast me SIDA, kemi shendetsi keshtu e ashtu (njelloj si modeli ekonomik i dr. Gangrenes).

Te huajt, qe e dinin situaten ne Shqiperi ja kthejne: Po ju si shoqeri keni akoma uri seksuale femer-mashkull e nuk i keni hyre akoma ketyre telasheve!

Me duket se ka pasur te drejte ai/ajo qe e tha, apo ai/ajo qe e sajoi kete histori.

Prostitucioni duhet

Prostitucioni duhet legalizuar patjeter ne Shqiperi, duke e legalizuar shteti e fut ate nen kontroll dhe bien krimet e ndryshme qe kamne lidhje me te. Prostitutat kontrollohen edhe ng ana mjeksore dhe i paguajne takse shtetit ( sic e ka Gjermania, Hollanda, Zvicra etj), dhe shfryhet tensioni psiqik i shqiptareve qe shohin si te sharruar cdo femer (te sharruar jane ne fakt), dhe rastet Pango zhduken sepse Pangot dher langot do te kene mundesi te shfryhen dhe kur iu del ndonje femer perpara te jene me te qete.....

copat e mishit me dy sy dhe kufomat qe kane mbushur institucionet shteterore nuk jane te afte te legalizojne prostitucionin sepse jane anadollake e mendjembyllur, une ui bej thirrje psikologeve dhe pjese se ndritur te shoqerise sone kaotike qe te luftojne per legalizimin e prostitucionit...le te bejne nje xhiro nga Franca, Gjermania apo edhe nga Greqia sepse tani nuk kane nevoje as per visa dhe le te shohin si funksionon atje.

Shume mire thote M.Nano Ne

Shume mire thote M.Nano

Ne fakt kjo opozite eshte nje opozite qesharake ,qe ka nivel shume te ulet dhe nuk e ka idene fare se cilat jane parimet baze te nje partije te majte progresiste,sic jane ne EU

Prostitucioni duhet te legalizohet sepse ne radhe te pare ndihmon edhe ato femra qe bejne ate pune te mos jene me nen tuteln e krimineeleve --Sikur vetem per kete arsye ja vlen te behet legalizmi i prostitucionit ,sic e kane vendet e civlizuara ne EU

Add new comment