Qeveria e Kosovës: Qosja flet për hesap të vet; ne nuk duam shkëmbime territoresh

Deklarata e Rexhep Qosjes mbi shkëmbimin e territoreve mes Serbisë e Kosovës në mënyrë që vendet të çlirohen prej pakicave problemsjellëse nuk ka prodhuar, siç pritej, reagime të shumta, dhe kjo ndoshta prej skrupujve që aktorët e faktorët shqiptarë demonstrojnë vetvetiu kur flitet mbi këtë argument. Qëndrimi koral i diplomacisë perëndimore në favor të status quo-së i frenon.
Qeveria e Kosovës ka reaguar, megjithatë. Me gojën e zv.kryeministrit Hajredin Kuçi, i cili ka bërë të ditur me këtë rast “dogmën” e vet : “Qeveria e Kosovës e ka shprehur disa herë qëndrimin e vet, por ajo çka mund të them është që ne e respektojmë tërësinë territoriale, garantojmë tërësinë territoriale të vendit tonë dhe të tjerëve përreth nesh. Ne punojmë për fqinjësi të mirë, për raporte të mira ndërshtetërore, për bashkëpunim rajonal dhe për integrim europian”.
Re.Pu.
Comments
Shkembim mund te bejne dy

Shkembim mund te bejne dy shtetet qe e kan sulmuar shpesh njeri tjetrin e her njeri e her tjetri i kane rrembyer teritore njeri tjetrit.

Ne rastin e Shqiptareve dhe Serbeve kemi situat ndryshe.

Njera pale ka qen gjithmon qengji e tjetra ujku.

Dmth Shqiptari ka qen i ndjekuri i rrahuri i perzeni kurse Serbia ka qen e forta ndjeksja e genocidusja e shqiptareve.

Cfar do shkembejne keta?

Gjysma e Serbise se sotme ka qen e populluar prej Shqiptaresh e sot ato rajone jan boshatisur prej tyre sepse serbia e fuqishme i ka dhen dru e i ka perzene barbarisht te mjeret Shqiptare.

Po te pyesesh nje banor te Kacanikut te sotem ai te tregon se te paret e tij kan ardhur nga veriu i Nishit.

Qosja i bie shkurt por Serbet nuk meritojn ndere te tilla.

Sepse per cfardo shkembimi Serbia luan me qarin, pra shkemben tok te Shqiptareve me tok te Shqiptareve.

Po edhe kte ajo nuk e pranon sepse eshte e mesuar historikisht qe Shqiptarin vetem ta vjedhe ta rrahe e ta perzeje e jo te hyj ne pazar.

Zoti Hajredin Kuci eshte djal inteligjent qe i kupton mir gjerat e ne kte rast ai arsyeton drejt.

Varianti i Qoses nuk mund te merret parasysh.

Sidomos kur dime "llogjiken" e Qoses ne punet e Shtetit Shqiptar atij nuk mund ti besohet asgje.

Nuk i harrojme thirrjet e tij ne 97 ten.

As ato te 21 janarit.

Mir ben Qosja te mos perzihet ne politiken e Kosoves e te mjaftohet me ate qe e ka hoby, ti sherbeje si qen besnik shokut Edvin.

Lereni ne kte kenaqsi.

Daj, a mir fola?

Ne Shqiptaret, sado komb i

Ne Shqiptaret, sado komb i ri, duhet te kishim perfituar dicka nga eksperienca boterore dhe te mos benim gabime qe i kane bere te tjeret me pare. E kam fjalen per reagimin e Prishtines apo te disa opinionisteve qe ngurtesohen kur flasin per "integritet territorial". Per mendimin tim (qe si z. Qosja flas per hesap tim) territoret jane gure dhe balte, te cilave nuk u duhet dhene me shume rendesi se njerezit. Njerezit, banore shqiptare, serbe apo cfaredo duhet te trajtohen sa me njerezisht te jete e mundur.

Ne rastin konkret kemi disa mijera serbe qe nuk na duan dhe kane deshire te jetojne me njerezit e tyre ne Serbi. Per disa krahina (nuk i njoh mire detajet e gjeografise) kjo mund te mos jete e mundur, psh ato rrethohen nga fshatra/krahina shqiptare qe nuk duan te jene Serbi. Por ne rastin e qyteteve apo fshatrave kufitare te banuar nga Serbe, per cilen aresye Shqiptare, ata qe deri dje ishin te shtypur, duan te behen opresore te nje minoriteti etnik qe nuk ka deshire te ndaje fatet me ta? E njejta logjike per Shqiptaret e Presheves. Per cfare aresye, per hir te principit teorik te nje integriteti territorial te tipit perpara Luftes se Pare Boterore, tu mohohet deshira disa mijera Shqiptaresh dhe Serbesh te jetojne nen qeveri te nje etnie me ta?

Sigurisht qe kjo duhet bere me kujdes, sigurisht ne keto pune duhet te kete reciprocitet. Por z. QOsja ka shume logjike te beje ate propozim: kjo do te bente te lumtur shume e shume njerez te thjeshte pavaresisht kombesise si dhe do te pergatiste kushtet per nje traktat paqeje midis Kosoves dhe Serbise. Cka do ti jepte legjitimitet te plote dhe te njohur nga te gjithe ne rradhe te pare Shtetit Kosovar.

Per tju kthyer aty ku fillova, disa kombe me te emancipuara se ne nuk i kane edhe aq problem punet e integritetit territorial (por eshte po aq e vertete qe disa shtete jane xheloze te ketij principi!). Per shembull Britania e Madhe nuk ka asnje kompleks te asaj natyre, per shembull perpara disa vjetesh ishte e gateshme ti jepte pavaresi ishullit Jersey, pranon te beje negociata territoriale me Irlanden per ceshtjen e Irlandes se Veriut me kusht qe te respektohet vullneti i banoreve dhe i dhuroi disa vjet me pare Skocise te drejten e vet-administrimit (devolution) ne saje te te cilit shpejt do te organizohet nje referendum per shkeputjen e mundeshme te trojeve Veriore (Skocise) nga trungu i Mbreterise se Bashkuar. Dhe kur kete e bejne Anglezet qe nuk e kane per gje te bejne lufte me arme per nje arkipelag te humbur ne Atlantik (Falklands), mbase duhet ta mendojme njehere edhe ne shqiptaret qe potencialisht kemi shume cfare te fitojme nga ky lloj fleksibiliteti.

Add new comment