Pa energji për shkak të defekteve, pavarësisht miliardave të investuara

Operatori i Sistemit të Transmetimit bëri lajmërimin e radhës sot për shkëputje të detyruara të energjisë elektrike për shkak “të një defekti të rëndë” në nënstacionin 220 kv në Tiranë. Për pasojë, pa energji elektrike janë aktualisht (sipas njoftimit) pjesa më e madhe e fshatrave të Tiranës si edhe zona të caktuara brenda qytetit. Energjia mungon në Tufinë, Kashar, Selitë, Paskuqan, Bathore, Shinat e Trenit, Unazë e re, Bërxull, zona e autostradës, si edhe fshatra të tjerë të Tiranës.
Krahas tyre, energjia do të mungojë nga ora 17.00 deri në 21.00 në Laç, Fushë-Krujë, Mamurras, Vorë, etj. Defekti ndodh në këto ditë të ftohta dimri, kur konsumi i energjisë është në nivelet 25-26 milionë kilovat në ditë. Ky mund të konsiderohet një ndër defektet më të rënda gjatë muajve të fundit në sistemin e transmetimit të energjisë.
Megjithatë, defekte të tilla janë të pajustifikueshëm në një kohë kur OST-ja ka shpenzuar qindra milionë lekë për investime në përmirësimin e rrjetit transmetues gjatë dy viteve të fundit. Referuar tabelave të investimeve, mësohet se OST-ja ka shpenzuar gjatë 2010 dhe 2011 rreth 910 milionë lekë për zgjerim kapaciteti të nënstacioneve si edhe ndërtim linjash të reja nga fondet e saj (përjashtohet linja Elbasan-Podgoricë). Pjesë e këtyre investimeve janë edhe nënstacionet e Tiranës, njëri prej të cilëve ka pësuar avari aktualisht.
S.E.
Comments
Asnje detyrim nuk ka shteti

Asnje detyrim nuk ka shteti Shqiptar tu jape korent banditeve qe kan uzurpuar me dhune periferine e Tiranes.

Shteti duhet ti jape korent uje e buke atyre shtetasve qe nuk rreshten ne asnji kohe se respektuari shtetin.

Ta lexojne mire kte dhe ata gazetaret e RD-se qe lexojne ketu.

Doktorr, boll ja u plotsove orekset banditve qe kan plackitur toka e objekte te shtetit e qe nuk paguajn korentin e qe me dobicet e tyre qe kan rrethuar tiranen e kan bere kryeqytetin si LIMA e Peruse qe zien nga bandat e "Pirajave".

Jepu korent atyre njerzve te ndershem qe kurre nuk i bene hile Shtetit !

Mos kujto se te japin vote bathorexhijte.

Aty te erdhen nen dritare nen komanden e Rakipit te Edvinit per te te djegur te gjalle!

Po ti zenel, ca i jep ne ven

Po ti zenel, ca i jep ne ven te pareve ke cezi, grun apo sumen?

Add new comment