Arkiv-Lajme

Andis Harasani: Hajt të diskutojmë së bashku për situatën energjitike!

Postuar në 11 Shkurt, 2012 14:32

I kishim harruar për ca kohë ndërprerjet e energjisë elektrike, por ato janë rishfaqur po aq shpesh sa më parë. Përveç ndërprerjeve prej difekteve të natyrës teknike, kemi dhe një situatë energjitike krejt të pafavorshme. Prodhimi i brendshëm ka rënë në mënyrë drastike, ndërsa importimi i energjisë në këto rrethana të emergjencës do të bëhet me kosto; nëse gjenden eksportues, kuptohet. Ish-drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Andis Harasani, thotë të vetën me këtë rast, por nuk të ngushëllon: "Konsumi vjetor parashikohet të jetë diku te 7.2-7.5 miliardë kilovatorë.

Amerikanët janë të ndarë: ½ beson se njeriu është krijim i Zotit, e ½ tjetër beson se Darwin-i ka të drejtë

Postuar në 11 Shkurt, 2012 09:30

Njëmbëdhjetë shtete në SHBA kanë miratuar ligje, nëpërmjet të cilave inkurajohet futja nëpër curriculat e shkollave të teorive anti-evolucioniste, dmth të teorive që thonë se njeriu është krijim i Atij atje sipër, e jo një produkt i një procesi evolutiv që e ka fillimin tek kafshët. Një gjë e ngjashme po synohet këtë vit dhe në shtetin e Indianës. Dhe kjo e shqetëson profesorin e biologjisë të universitetit Brown, Kenneth R.

Shitjet me pakicë, rritja tek “makinat”, pas shtrenjtimit të karburanteve

Postuar në 11 Shkurt, 2012 08:16

INSTAT raportoi dje për ulje me 5.5 % të volumit të tregtisë me pakicë gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2011 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave ka të bëjë me rritjen e ndjeshme të tregtisë në grupin “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave”. Në këtë grup, volumi i shitjeve tek karburantet ka shënuar rritjen më të madhe, plot 69 për qind.

Gjykata e Apelit është konsistente: të akuzuarit për 21 janarin mund të gjykohen pa qenë në burg

Postuar në 11 Shkurt, 2012 07:17

Ish-shefi i IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj, i dyshuar për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe për shpërdorim detyre, fitoi një masë sigurimi më të lehtë se ajo e shpallur nga Gjykata e Tiranës me arrest shtëpie. Ai thjesht do duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji para oficerëve të policisë gjyqësore sipas masës 'detyrim me paraqitje'. Gjyqtari Artan Broci e Co.

Gjykata e Apelit është konsistente: të akuzuarit për 21 janarin mund të gjykohen pa qenë në burg

Postuar në 11 Shkurt, 2012 07:17

Ish-shefi i IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj, i dyshuar për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe për shpërdorim detyre, fitoi një masë sigurimi më të lehtë se ajo e shpallur nga Gjykata e Tiranës me arrest shtëpie. Ai thjesht do duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji para oficerëve të policisë gjyqësore sipas masës 'detyrim me paraqitje'. Gjyqtari Artan Broci e Co.

U shpall the Voice of Albania në TCH: Rina Bilurdagu nga Prizreni

Postuar në 11 Shkurt, 2012 04:51

Mbrëmë vonë, pak pas mesnate, përfundoi show i Top-channel-it, the Voice of Albania, që ka mbajtur mbërthyer pas ekranit – ky është një perceptim; nuk ekzistojnë shifra – një audience të madhe gjithëkombëtare. Dhe kjo vjen prej faktit që në garë ishin përfshirë talente të reja në lëmin e muzikës nga çdo cep i botës shqiptare. Nuk është hera e parë që ky televizion, por edhe televizione të tjera të Tiranës, ndërtojnë programe për të gjithë shqiptarët, duke luajtur një rol të pakonkurueshëm në unifikimin kulturor të shqiptarëve të ndarë ende nga kufij.

Pas shumë kohësh një komunikatë komuniste; dhe Lenini e Stalini të lyer me bojë të kuqe

Postuar në 11 Shkurt, 2012 02:07

Dje, në orët e para të mëngjesit, dy statuja, ajo e Leninit dhe Stalinit, të cilat gjenden në pjesën e pasme të Galerisë së Arteve, u panë të lyera me bojë të kuqe. Ndërkaq, po dje në Tiranë kanë qarkulluar disa fletushka, teksti i të cilave bën si më poshtë:

“KOMUNIKATË

Pse sot më datë 10 shkurt në orën 4 të mëngjesit Lenini dhe Stalini u zgjuan të kuq?

1. Sepse e vjetra nuk shembet

2. Sepse e shkuara nuk humbet

3. Sepse kjo e kuqe është e re.”

Rama denoncon rritjen e kriminalitetit; Nishani i nxjerr zëdhënësin që përmend 21 janarin

Postuar në 10 Shkurt, 2012 16:53

Sot, në një tryezë debati lidhur me gjendjen e rendit publik, opozita u ra borive të alarmit. “Në Shqipëri po ndodh sot diçka jashtëzakonisht alarmante. Mjafton të hapësh televizorin e gazetat për të parë e lexuar se krimi po kthehet me prepotencë të frikshme në një makth shoqëror e individual për qytetarët e Shqipërisë.

Në BE janë të shock-uar me 21 janarin dhe me çështjen “Meta”

Postuar në 10 Shkurt, 2012 14:33

Arta Tozaj e Top-channel-it u ka marrë një intervistë dy deputetëve në parlamentin Europian, kryetarëve të grupeve të mëdha brenda parlamentit, konservatorit Eduard Kukan dhe social-demokratit Hannes Swoboda. Gazetarja është fokusuar tek 21 janari dhe tek gjyqi në ngarkim të Ilir Metës. Dhe të intervistuarit duken të gatshëm për t’u zbrazur si kurrë ndonjëherë. Duket se diplomatët perëndimorë po bëjnë atë, që shumë vetë në Tiranë e kanë pritur, dhe e kanë shpresuar: Po flasin troç, e po tregojnë me gisht fajtorët.

Greqia në prag të kaosit: U duk sikur ia dolën, por jo….

Postuar në 10 Shkurt, 2012 13:32

Greqia ndodhet në prag të kaosit. Plani i shkurtimeve që u duk se bëri tok të gjitha partitë parlamentare e që iu përcoll si sukses borxhdhënësve (BE dhe FMN) nuk është shoqëruar me konsensus nga poshtë. Sot janë verifikuar protesta në qendër të Athinës, dhe nga ballafaqimi mes protestuesve e policisë ka patur disa të plagosur. E sikur të mos ish mjaft ky fakt, partia e ekstremit të djathtë Laos, e drejtuar nga Jorgos Karazaferis, ka dalë nga rreshti. “Nuk jemi dakord me këtë plan, dhe pasnesër në parlament do të votojmë kundër”, kanë njoftuar eksponentë të saj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme