Rama denoncon rritjen e kriminalitetit; Nishani i nxjerr zëdhënësin që përmend 21 janarin

Sot, në një tryezë debati lidhur me gjendjen e rendit publik, opozita u ra borive të alarmit. “Në Shqipëri po ndodh sot diçka jashtëzakonisht alarmante. Mjafton të hapësh televizorin e gazetat për të parë e lexuar se krimi po kthehet me prepotencë të frikshme në një makth shoqëror e individual për qytetarët e Shqipërisë. Vrasjet, shpërthimet me eksploziv, grabitjet me armë në dorë, vjedhjet e pasurisë së qytetarëve, janë kthyer në lajme që faktikisht s’përbëjnë më lajm.”, u shpreh Edi Rama me një tabelë në dorë, që ilustronte në mënyrë grafike rritjen eksponencilae të krimit, vit pas viti, qysh prej 2005-s.
Për të përgënjeshtruar Ramën, Ministri i Brendshëm nxorri zëdhënësin, i cili bëri ca krahasime me BE në stilin kryeministror. “Niveli i krimit të vrasjes në Shqipëri është nën mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa zbulueshmëria e këtij krimi është në nivelet më të larta”, tha zëdhënësi fillimisht. Dhe pastaj shtoi: “Rama duhet të fshijë nga kultura e tij politike urrejtjen ndaj Policisë së Shtetit pse ajo mbrojti institucionet, ligjin dhe rendin në 21 janar 2011!!!!”
Ka gjetur moment shumë të keq për të marrë në mbrojtje veprimet e forcave të rendit më 21 janar. Të gjithë janë duke kërkuar hetimin dhe gjykimin e vrasësve. Të fundit ishin Swoboda e Kukan.
Re.Pu.
Add new comment