Spahiu: Komisionin nuk e njoh; por vendimin që do marrin e kam marrë përpara tyre

Postuar në 01 Shkurt, 2012 02:17

Kreshnik Spahiu ka qenë dje në studion e Babaramos dhe ka dhënë një intervistë të gjatë, në të cilën ka vijuar karfosjen me maxhorancën. Por dy ishin nënvizimet interesante. “[Komisioni kushtetues për shkarkimin tim] është ngritur në mënyrë antikushtetuese, nuk është legjitim. Nëse për shkarkimin e prokurorit parashikohet në Kushtetutë që procedura hetimore të jetë nga Parlamenti, për anëtarin e KLD-së e vendos vetë institucioni", tha ai qysh në krye të herës. Dhe ka të drejtë.

Por nënvizimi i dytë është disi i kërkuar; paralelja që bëhet është krejt pa vend: ”Është folur shumë për praninë timë në Krujë. [Por po atë ditë] politikanët bënë disa ceremoni. Disa ministra shkuan në Lezhë, disa në Shkup, në Shkodër. Vajtja e Aldo Bumcit nuk përbën abuzim me detyrën, as vajtja e kryetares së parlamentit Topalli nuk përbën shkelje, kurse pjesëmarrja ime, po. A mundet njeri të më thotë, pse kemi dy standarde?”

Re.Pu.

Comments

Submitted by anonimi (not verified) on

<p>O Spahi, bla bla bla...bla bla edhe une jam dakord me ty. Po po ta them ate qe ndjej: nuk je format per lider.</p>

Submitted by xhimi (not verified) on

<p>Natyrisht,qe e ke marre pasi ne potence &nbsp;je fajtor edhe per prishjen e paqes nderetnike ne Shqiperi.Duke fyer mijra nenshtetas shqiptare,nepermjet perfaqesuesve</p><p>te votuar te &nbsp;tyre &quot;si vegla te Athines&quot;!Deklaratat e tua jane te arshivuara dhe &quot;veprime&quot; te pasuesve te tu ndaj tyre,do kene vulen tende kriminale.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.