Dëshmi e para 100 viteve në 100 vjetorin e shtetit shqiptar

Postuar në 30 Janar, 2012 07:49

Armand Plaka sjell për Panoramën disa opinione mbi Shqipërinë e shqiptarët të analistit amerikan të fillimshekullit të shkuar, Albert Bushnell Hart. Shqiptarët, për të cilët ai shkruan (kryesisht në New York Times), sapo kanë shpallur pavarësinë e sapo kanë themeluar shtetin e  vet, dhe këtë mot, kur po bëhen 100 vjet nga ai moment, opinionet e tij, që bëhen të ditura për herë të parë për publikun e këtushëm, paraqesin interes të kuptueshëm. Të bën përshtypje sidomos një fragment, që është veçuar dhe nga Armand Plaka:

“Askush nga fqinjët ballkanikë nuk e ka forcën fizike apo potencialin njerëzor për ta çuar Shqipërinë drejt civilizimit…. Dy milionë banorët e saj nuk mund të lihen as në fatin e tyre, as të fqinjëve. Ata mund të civilizohen dhe një ditë mund të shndërrohen potencialisht në një fuqi ballkanike; por deri atëherë do duhet të përjetohen zhgënjime, dështime, dhe luftra civile, para se Shqipëria të mund të bëhet njëra nga anëtaret e familjes botërore të kombeve të lira”.

Jemi bërë një anëtare e tillë?

E.G.

Comments

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Te lumte dore e te faleminderit zoti Armand Plaka.Te tilla shkrime e vleresime nga bota,qe ne kohe te vjetra,per shqiptaret e Shqiperine,por potencialin e tyre,na bejne te ndihemi krenare te pakten me historine! More po sa e paskesh goditur qe ne ate kohe ai amerikani?! I paskish parashikuar te tera,more ia lumsha penen!

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Ju lutem te me falni por harrova te shtoj: ia coni nje kopje ambasadorit amerikan, zotit Arvizu.Nje analize e tille politike teper e vjeter e nje bashkekombasi te tij,vlen edhe sot per radiogramet e tij per Departamentin e Shtetit.Ato  vleresime ,ato fjale te verteta prej zemre te nje miku jetojne nder shekuj,sepse e tille do te mbetet edhe dashuria e miqesia e sinqerte e popullit tone ndaj popullit te madh amerikan dhe Amerikes se te Madhit President Willson dhe mikut te paharruar te Kosoves dhe Shqiperise,Presidentit Clinton.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Armand Plaka: “Askush nga fqinjët ballkanikë nuk e ka forcën fizike apo potencialin njerëzor për ta çuar Shqipërinë drejt civilizimit…. Dy milionë banorët e saj nuk mund të lihen as në fatin e tyre, as të fqinjëve. Ata mund të civilizohen dhe një ditë mund të shndërrohen potencialisht në një fuqi ballkanike; por deri atëherë do duhet të përjetohen zhgënjime, dështime, dhe luftra civile, para se Shqipëria të mund të bëhet njëra nga anëtaret e familjes botërore të kombeve të lira”.

Prralla.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.