BE-ja nuk di se ç’të bëjë me Greqinë

Në media po qarkullon një plan, që pretendohet se është i qeverisë gjermane e ku parashikohet krijimi i një “superstrukture” nga ana e Bashkimit Europian, e cila do të marrë nën kontroll sistemin e taksave dhe gjithë financat e Greqisë.
Gazeta “Financial Times” zotëron një kopje të këtij plani, të cilin e quan “zgjerim i jashtëzakonshëm” i kontrollit të BE-së.
Plani i Gjermanisë “justifikohet” me paaftësinë e Greqisë, sipas Berlinit, për të manage-uar krizën financiare dhe borxhin publik, si dhe me paaftësinë për të ndërmarrë masat e nevojshme për të përmbushur reformat e duhura të arritura në marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe vendet e Eurozonës, vecanërisht me Gjermaninë.
Greqia aktualisht është duke biseduar për arritjen e një marrëveshje për marrjen e një huaje të dytë prej 130 miliardë eurosh. Nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda pak ditësh, Greqia nuk do të marrë shumën e kërkuar dhe vendi rrezikon seriozisht falimentin.
Reagimi i parë nga ana e autoriteteve greke ka qenë nga Ministrja e Arsimit, Ana Diamantopoulou, e cila tha se nëse plani është i vërtetë atëherë ai është “një produkt i një imagjinate të sëmurë”.
Marrë nga Top-channel
Comments
Keshtu mund te ndodhe edhe po

Keshtu mund te ndodhe edhe po u fut Shqiperia ne Evrope ne te ardhmen, Evropa nuk do dije c'te beje, prandaj shume qarqe poltike ne vendet evropiane duan t'i rikonsiderojne me me kujdes angazhimet e tyre ne BE.

Politikanet greke jane

Politikanet greke jane totalisht te pa afte -- dhe ne EU ata jane simbol i perqeshjes europiane --- Ndaj edhe Gjermania nuk ka besim aspak ne kapcitet intelektuale te grekeve

Te vetmit qe kane besim tek poilitkanet greke jane politkanet dhe gazetaret tane,sepse keta tanet ato para qe kane vjedhur i kane futur ne Bankat greke dhe tani jane te varur nga pordhet e Greqise

Mirpo Greqia do dali nga Eurozon , por edhe ne EU Greqia do jete nje vend per iventat pa asnje te drejte vote --sic u shpreh para ca muajsh zonja Merkel-

--Atehere do jete skandal fare , se do ju dali boja ketyre taneve qe i servilosen grekut pa asnje arsye fare ---------sepse greku nuk do kete te drejte vote ne EU

Add new comment