Berisha ndeshet me Ramën; ose kamerat TV ndeshen me mesazhet twitter

Berisha ka marrë pjesë në një takim rinor, dhe aty ka thënë se “unë Ramën e kam mundur, se ai bëri 100 protesta, por unë e kam bërë të pranojë ato që unë i thoja dy vjet më parë, se ai s’mundi t’më imponohej, se unë po përmirësoj universitetet, se turizmi ka njohur rritje; etj, etj”. Të gjitha këto mesazhe ai i tha përballë kamerave televizive, të cilat e eksitojnë gjithë herën.
Ndërsa Edi Rama ka qenë në Preshevë, dhe prej andej iu përgjigj Berishës me mesazhe twitter. Ia kanë qortuar praninë publike me ndihmën e këtyre mesazheve, por nuk duket se janë një ide e keqe, nëse përdoren si një medium alternativ, e jo ekskluziv; sidomos në rrethana të tilla, si këto të sotmet. Dhe tha: “Universitetet sot të mbingarkuara në dëm të cilësisë. Papunesia rinore përvit më e larte. Programi ynë rilind universitetet dhe ul papunësinë”, ose “Fjalë e k/ministrit sot para të rinjve një bllof i madh. Çoroditje e gënjeshtra si përherë - turpëruese për shoqerinë tonë. Ora e ndryshimit po troket fort.”
Duket sikur po ndeshen kamerat me twitter-in. Kush do fitojë?
Re.Pu.
Comments
Keta te dy - Berisha & Rama -
<p>Keta te dy - Berisha & Rama - nuk jane personat apo politikanet qe Shqiperia ka nevoje per te krijuar nje sistem te vertet kapitalist dhe me institucione te forta dhe te qendrueshme. Keta jane nje humbje kohe per te gjithe ne.</p>
duhet provuar dhe rama...
<p>duhet provuar dhe rama...</p>
E kom thon una ,ky nuk kapet
<p>E kom thon una ,ky nuk kapet as me gjeth fiku. I ka plas cipa thojshin t'moçmit. E ka hum virgjinin qy m'kohe t'pordhes.</p>
Pothuajse kudo dhe kurdo ne
<p>Pothuajse kudo dhe kurdo ne boten demokratike nese behen deklarata pushtetore krahas tyre trasmetohen dhe qendrimet opozitare shkurt si ne twitter me zedhenesa ose me e-mail. Behen atje, ne boten demokratike, ndersa tek ne...jo se na mungon forca por deshira, dhe u servilosen mediat pushtetareve deri ne...emfaze.</p>
Add new comment