Berisha ndeshet me Ramën; ose kamerat TV ndeshen me mesazhet twitter

Postuar në 28 Janar, 2012 09:37

Berisha ka marrë pjesë në një takim rinor, dhe aty ka thënë se “unë Ramën e kam mundur, se ai bëri 100 protesta, por unë e kam bërë të pranojë ato që unë i thoja dy vjet më parë, se ai s’mundi t’më imponohej, se unë po përmirësoj universitetet, se turizmi ka njohur rritje; etj, etj”. Të gjitha këto mesazhe ai i tha përballë kamerave televizive, të cilat e eksitojnë gjithë herën.

Ndërsa Edi Rama ka qenë në Preshevë, dhe prej andej iu përgjigj Berishës me mesazhe twitter. Ia kanë qortuar praninë publike me ndihmën e këtyre mesazheve, por nuk duket se janë një ide e keqe, nëse përdoren si një medium alternativ, e jo ekskluziv; sidomos në rrethana të tilla, si këto të sotmet. Dhe tha: “Universitetet sot të mbingarkuara në dëm të cilësisë. Papunesia rinore përvit më e larte. Programi ynë rilind universitetet dhe ul papunësinë”, ose “Fjalë e k/ministrit sot para të rinjve një bllof i madh. Çoroditje e gënjeshtra si përherë - turpëruese për shoqerinë tonë. Ora e ndryshimit po troket fort.”

Duket sikur po ndeshen kamerat me twitter-in. Kush do fitojë?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Genci (not verified) on

<p>Keta te dy - Berisha &amp; Rama - nuk jane personat apo politikanet qe Shqiperia ka nevoje per te krijuar nje sistem te vertet kapitalist dhe me institucione te forta dhe te qendrueshme. &nbsp;Keta jane nje humbje kohe per te gjithe ne.</p>

Submitted by Lomi pri Baldushku (not verified) on

<p>E kom thon una ,ky nuk kapet as me gjeth fiku. I ka plas cipa thojshin&nbsp; t&#39;moçmit. E ka hum virgjinin qy m&#39;kohe t&#39;pordhes.</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Pothuajse kudo dhe kurdo ne boten demokratike nese behen deklarata pushtetore krahas tyre trasmetohen dhe qendrimet opozitare shkurt si ne twitter me zedhenesa ose me e-mail. Behen atje, ne boten demokratike, ndersa tek ne...jo se na mungon forca por deshira, dhe u servilosen mediat pushtetareve deri ne...emfaze.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.