Kontroll faktesh: Gazeta Tema hedh dyshime mbi vizitën e Bashës në Uashington

Në një shënim të sotëm on-line të gazetës Tema (http://www.gazetatema.net/web/2012/01/28/takimi-i-bashes-me-kryebashkiakun-e-uashingtonit-nje-mashtrim/) vihet në dyshim lajmi i shumëtrumbetuar se Lulzim Basha është ftuar për një vizitë nga homologun e tij në Uashington. “Lulzim Basha po shkon në Uashington të japë një ligjëratë për sukseset e Tiranës përpara studentëve amerikanë (eveniment i financuar sigurisht nga taksapaguesit shqiptarë). Gjithë kjo po kamuflohet si një ftesë zyrtare, gjë që është e dyshimtë, duke qenë se asnjë media në SHBA nuk ka shkruar asnjë fjalë për këtë vizitë. Për më tepër, as në faqen zyrtare të Bashkisë së Uashingtonit nuk përmendet diçka e tillë,” shkruan Tema.
Në fakt, ligjërata e Bashës është e konfirmuar për datën 30 janar në faqen e Shkollës për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universistetit John Hopkins (http://www.sais-jhu.edu/events/spring2012/basha.htm). Ndërsa në faqen zyrtare të kryebashkiakut të Ushingtonit, evenimentet publike ku ai do të marrë pjesë janë konfirmuar vetëm për ditën e sotme (http://mayor.dc.gov/DC/Mayor/News+Room/Public+Schedule). Pra, një takim i kryebashkiakut të Uashingtonit me Bashën mund të realizohet në ditët në vijim, pavarsisht se nuk është njoftuar ende në faqen zyrtare të tij. Duhet pritur deri në mbërritjen e Bashës në Uashington, për të saktësuar nëse ai do të ketë një takim zyrtar me homologun e tij, apo thjesht një takim privat. Ndërkohë, as që mund të bëhet fjalë që mediat e atjeshme të paralajmërojnë një takim të Bashës me kryebashkiakun e Uashingtonit. Madje, ato mund të mos e pasqyrojnë fare takimin, edhe në qoftë se ndodh.
E.Zaloshnja
Add new comment