Ina Rama e parë nga Prishtina

Postuar në 30 Janar, 2012 14:47

Opinionistit të Zërit të Prishtinës, Beqë Cufaj, nuk i ka shpëtuar figura e mirë e kryeprokurores shqiptare, Ina Rama, në studion e TV Klanit. Por në ndryshim nga shumë të tjerë, ai e sheh atë edhe si një figurë anti-establishment. “Nëse deri pardje [ajo] ishte “lavirja” e nga e diela “shoqja” e Bulevardit, pikërisht ata që i japin asaj këso epitetesh e dinë fare mirë që e hëna nuk do jetë dita as java e nëse doni as viti i tyre... por i Ina Ramës dhe kolegëve të saj... Shqipëria, dhe me këtë edhe Kosova dhe krejt shqiptarët, janë ngopur nga politikanët e tyre. Tirana e ka një Ina Rama. Prishtina do të duhej ta ëndërronte dhe siguronte një të tillë.”

Në fund të shkrimit, Cufaj nuk e fsheh se do donte ta shihte Ina Ramën edhe si një nga ata/ato që do duhej t’u tregonin vendin “politikanëve të pacipë, të pangopur dhe plangprishës shqiptarë, kudo që ata janë. Njëqindvjetori i shtetit të shqiptarëve do të duhej të ishte viti i prokurore/ëve shqiptarë, të cilët do të duhej të ndjekin e burgosin kryeharbutët dhe kryehajnat e politikës shqiptare...”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

<p>pa asnje eksagjerim. Ina ka nevoje per mbeshtetje. Duhet te tregojme qe duam te jemi nje shoqeri e civilizuar duke perkrahur njerezit qe bejne mire per kombin.</p>

Submitted by filip (not verified) on

<p>Beqe Cufaj eshte&nbsp; nga autoret e mi te respektuar pergjithesishht... Vezhgimet e tij dallojne shume prej shumices absolute te komentatoreve te Prishtines por edhe Tiranes. Kjo ndoshta edhe per faktin qe Cufaj e ka perparesine e lirise dhe shprehjes edhe ne media te medha neper Europe....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.