Suksesi i sjell ‘problemet e para’ Igli Tares

Postuar në 04 Shkurt, 2012 03:04

Nuk ka diskutim se Igli Tare ka qenë i sukseshëm si drejtor sportiv i klubit të Futbollit ‘Lazio’. Nuk mbahej mend qyshkur Lazio nuk po arrinte të ndodhej në katin e sipërm të tabelës së klasifikimit, dhe ja, kjo Lazio që mund të quhet në një masë të madhe e Igli Tares, ndodhet në vendin e katërt, vetëm katër pikë larg vendit të dytë. Dhe pikërisht në kulmin e suksesit Igli është ‘viktimë’ e pritmërive që ka mbjellë (jo i vetëm, të kuptohemi; Presidenti Lotito duket se s’ia ka prishur për asgjë) tek spektatorët e tek lojtarët. Shtypi italian ka folur me këmbëngulje për një sherr mes tij e sulmuesit Miroslav Klose, i cili po kalon një periudhë të një forme të shkëlqyer. Ky i fundit, thotë shtypi, ka patur një moment rebelimi, pasi ka pritur një fushatë më agresive blerjesh, të cilat do ta ndihmonin Lazio-n të ish më kompetitive (Klose, si të gjithë lojtarët e mirë, është mësuar të jetë pjesë e një skuadre që pretendon trofe e që synon pjesëmarrjen në Champions League). Dhe e ka drejtuar gishtin nga Igli Tare. Madje, për shkak të fjalëve të rënda që kanë shkëmbyer, gjithnjë sipas shtypit, Klose ka refuzuar të luajë në ndeshjen e fundit me Milanin, e cila u fitua nga Lazio, megjithatë.

“S’është e vërtetë”, thuhet në një deklaratë të klubit për shtypin. “Nuk ka pasur asnjë problem midis Tares e Klose-s; madje ky i fundit është i mendimit se Lazio, kështu si është, mbetet kompetitive”. Në fakt, këtë e thotë dhe agjenti i Klose-s: “Janë të gjitha sajesa të shtypit. Klose nuk luajti kundër Milanit, ngaqë kish dhembje në kofshë”.

Janë deklarata që s’të bindin, megjithatë. Duket se diçka ka pasur. Ashtu siç duket se klubi ka mundur ta mbyllë këtë sherr.

Re.Pu.

Comments

Submitted by alban (not verified) on

<p>ne rradhe te pare ndeshja u humb nga Lazio. pastaj asnje gazete serioze nuk raporton per nje budallalik te tille. Duke logaritur edhe karakterin pak llafazan te italianeve gjerat behen pak me te qarta. Gjithsesi me titull idiot sbehet. Nga njera ane doni te tematizoni suksesin e Tares te cilin nuk e beni ne menyre dinjitoze por i shtoni edhe nje budallalik pa lidhje. Me degjoni mua, nese sdini te beni me mire atehere lini komentatoret e balkanweb tjua shkruajn artikujt.</p>

Submitted by Alban (not verified) on

<p>ups sorry muc apo kushdo shoku mucit qofsh. lacio ka fituar vertet me milanin me duket. eh u be koh qe sndjekim futboll. ja, sa te iki saliu dhe vetem sportin shqiptar do lexojme pastaj. gjths. pjesa tjeter e komentit metet akoma ne fuqi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.