Saninno flet për sukses që s’duhet monopolizuar; por puna është se ne kemi dështuar

Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino, e ka shndërruar Tiranën në një destinacion të zakonshëm të aktivitetit të vet diplomatik. Ai është nga ata, në fakt, që vjen, takon njerëz, sheh gjëra, dhe ikën. Nuk pará e ka bërë të udhës të japë vlerësime. Por edhe kur ka dhënë konsiderata, këtë e ka bërë me një gjuhë të kujdesshme në mënyrë që palët t’mos perceptojnë asnjë kritikë ndaj tyre. Është në stilin e tij kjo gjë.
Këtë herë Sannino takoi Berishën, Topin, Ramën, dhe në fund mori pjesë edhe në një veprimtari publike të organizuar nga Topalli me temë “Integrimi i Shqipërisë në BE”, dhe këtu i lejoi vetes një qortim. “Procesi i integrimit u përket të gjitha forcave politike dhe vendit, dhe suksesi është i të gjithëve, nuk është monopol i pushtetit”.
Vetëm se s’u mor vesh pse foli për sukses. Do duhej të fliste për dështim. Në procesin e integrimit ne kemi dështuar. Me sukses.
E.G.
Add new comment