IFIMES: Topi do të rrëzojë Berishën?

Postuar në 13 Shkurt, 2012 03:53

IFIMES (Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanike) me seli në Lubjanë ka bërë, sipas Zërit të Prishtinës, një analizë me titull “Shqipëria e vetme kundër vetes”. Sipas kësaj analize, Shqipëria nuk mund ta marrë statusin e vendit kandidat, nëse nuk zbardh vrasjet e kryera më 21 janar e nëse nuk përcaktohen personat përgjegjës (gjë që në fakt është thënë së fundmi dhe nga deputetë të parlamentit europian. Re.Pu). Sipas institutit në fjalë, Berisha do donte ta largonte nga skena politike Bamir Topin, por nuk ka për t’ia arritur (për publikun e këtushëm, ky nuk është lajm; Topi ka paralajmëruar formimin e partisë së tij pas mandatit presidencial. Re.Pu.).  Përfundimi më interesant është një tjetër, megjithatë. Në këtë analizë thuhet se me t’u krijuar kjo parti e Topit, maxhoranca do të shpërbëhet e qeveria do të bjerë si pasojë e distancimit të një numri deputetësh nga grupi i Berishës.

Ka gjasa që kjo të ndodhë? Në fakt, vetëm Oketa është mbështetës i deklaruar i Topit në parlament. Nuk besohet se mund të ketë të tjerë. Në Shqipëri nuk para ndodh që të mbahet e fshehtë një gjë e tillë. Nëse ndodh këtë herë, do ish çudi.

E.G.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Nuk di ndonje rast ne bote ku nje diktator rrezohet me zgjedhje te lira.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.