Përcaktimi i ‘krimeve elektorale’ është gjë e mirë; por s’mjafton

Duket se demokratët dhe socialistët janë marrë vesh mbi disa sanksione të forta mbi ata që në një mënyrë a në një tjetër vënë dorë mbi zgedhjet. Dhe me sanksione nuk duhen kuptuar më gjobat, por burgu. Fjala vjen, falsifikimi i materialeve zgjedhore apo i rezultatit të votimit do të jetë një vepër penale, dhe ata që e kryejnë këtë vepër penale do të dënohen me burg deri në shtatë vjet. Prishja me dashje e këtyre materialeve është klasifikuar gjithashtu tek veprat penale që sjellin për pasojë burgimin e atyre që e kryejnë (8 vjet). Ndërsa komisionerët apo numëruesit që do të braktisin detyrën (kjo gjë ka ndodhur shpesh me urdhër të partive) duhet të mendohen mirë tash e tutje, pasi mund të dënohen më e pakta me gjashtë muaj burg e më e shumta me pesë vjet.
Është një gjë e mirë që janë bërë këto ndryshime, por porblemi është se të gjithë këta kundravajtës do të përplasen në gjykata, dhe atje janë gjyqtarët, mjeshtërit e manipulimit që nuk dënohen kurrë. Pse duhet të na shkojë mendja se gjyqtarët do të dënojnë komisionerët që braktisin detyrën, në një kohë që po këta gjyqtarë nuk arritën të parandalonin një trukim spektakolar të rezultatit të votimit më 8 maj (bashkia e Tiranës)? Prandaj, nuk na falet që të jemi entusiaztë përballë këtyre ndryshimeve.
Re.Pu.
Comments
shume mire kane bere, po
<p>shume mire kane bere, po vazhdon e me shume te me duket absurde, frekuenca e gjere e denimeve, psh nga 1-5 vjet,ose nga 2-6 vjet, keto mua me duken budallalleqe....nese je i bindur qe ka kryer krim elektoral, dhe e ke shpure ne dyerte e gjykates, atehere jepi denimin fiks, qe te mos kesh mundesi qe te behet "politike penale" nga gjykatesit apo prokuroret me xhepat e te pandehurve.....</p>
Shqiperia vendi me kodet me
<p>Shqiperia vendi me kodet me te mira ne bote dhe gjykatat me te dhjera ne bote.</p>
Add new comment