Puka: Kur të zgjedhurve lokalë, dhe qytetarëve, u rri sahati 12

Postuar në 17 Shkurt, 2012 13:37

Kamerat e Top-channel-it kanë kapur pamje të pabesueshme nga qyteti i Pukës, i cili është i mbuluar i tëri nga bora. Dukej si qytet në gjumë të thellë. Nuk vihet re asnjë reagim përballë motit të keq, e përballë rreziqeve të mundshme në këto rrethana. Të zgjedhurit lokalë, ashtu si dhe banorët, janë mbërthyer nga një përtaci proverbiale. Askush nuk lëviz as gishtin për të provokuar një mobilizim minimal për ta hapur do rrugë. Rruga që të çon te spitali, deri tek porta e hyrjes, është krejt e bllokuar nga bora, dhe sipas Top-channel-it, personeli dhe pushteti lokal janë në pritje  të ushtrisë nga Tirana. Edhe hyrja e bashkisë është e bllokuar nga bora.

Nuk është se s’ka ankesa. Qytetarët ankohen për shumë gjëra, por ankohen me duar në xhepa. Ankohen për ndihmën që presin nga Tirana, por ndërkohë nuk u shkon mendja të pastrojnë çatitë e shtëpive të tyre. Është një apati e frikshme.

Kamerat këtë herë kanë shkuar në Pukë, por e njëjta apati duhet të jetë në shumë qytete të Shqipërisë. Dhe përgjegjësia bie në radhë të parë mbi të zgjedhurit lokalë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

Shum konstatim i drejte.

Dembelizmi eshte virtyti nr 1 i shqipove e sidomos i pushtetareve pamvaresisht te kujt partie e regjimi jan.

Submitted by Gusmari (not verified) on

Mos i fut te tere shqiptaret ne nje kazan mor pis! Ka shume shqiptare qe punojne nga dy pune per te mbajtur familjet e tyre me buke. Po ku i njeh ti ata. Ti je mesuar zyrave te 55 e RD qe rrine kot gjithe diten. Ata qe njeh ti po, ashtu jane, perfshire edhe sojin e sorollopin tend. Maskara!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ti Zenel je punëtor i njohur, qëro koka peshku e shtyp sallam te 55-a.

Jepi pompës fort Zenel, se ke Lulin për shembull. E ke pa si i janë mbush faqet si tullumbace!

Submitted by reformer (not verified) on

Dua te ve ne dukje nje vrojtim te bere nga nje qytetar danez, dhe qe s'e ka thene asnje shqiptar. Qe nga koha e ndertimit te rruges se kombit, te asaj rruge qe na e beri peshqesh Lul Basha me bekimin e baba Saliut, dhe faleminderit, se me mire s'kishin si te harxhoheshin paret tona dhe as ato te femijeve tane, se jo me kot eshte rruga me e shtrenjte ne bote, se e meriton te jete e tille, perderisa e ka ndertuar nje patriot i madh, qe nuk e kurseu paren e popullit, po e hodhi ate bujarisht dhe trimerisht, si te ishte malli i babait te vet (sikurse ishte, ne fakt i baba Saliut!). Per fat te keq, qe atehere Puka nga nje nyje trafiku, me paksa gjalleri, vizitore turiste, udhetare kurioze qe hanin aty ndonje pace, kalimetare qe pinin te pakten ndonje kafe, u katandis ne nje fshat te humbur, te menjanuar dhe te braktisur, qe jo vetem nuk ka shanc te kape ndonje lek, por qe per te nuk bie me ndermend asnjeriu.

C'lidhje ka kjo me boren dhe apatine, limontine, plogeshtine dhe indiferentizmin e njerzve? Kete po u a le ta gjeni vete!

Submitted by Meleq (not verified) on

Nuk punojne se mungon lidershipi. Aty ku kryetaret e bashkive e komunave jane ca bythpambuke  qe ngrene supet dhe e kane mendjen tek leket kuptohet qe nuk motivon dot qytetaret per te levizur as gishtin.  Emergjenca te tilla tregojne se kush e udheheq popullin.

Submitted by bergo (not verified) on

Po mër po, e konsideroni gjë të kolljt ju pastrimin e çative nga dëbora, të hypësh mbi një çati me dëborë reziku i parë është të rëshkasësh nga çatija dhe të biesh poshtë, reziku i dytë është që të thyhen tjegullat pasi nuk e din se ku po vendos këmbë, dhe biesh brenda çatis me gjith dëbor etj. Pastaj vetëm në Sqipëri i hapin rrugët me fadroma, për të hapur rrugët nga dëbora duhen borpastruese dhe krip.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.