Hekurudhat në pikë të hallit, duhen 4 miliardë euro për t’i rehabilituar

Postuar në 18 Shkurt, 2012 02:07

Qeveria po përgatitet të japë me koncesion edhe shërbimin e transportit hekurudhor të vendit. E Përditshmja “Shqip” i referohet sot zv.ministrit të Transporteve, Ernest Noka tek thotë se “presim mbështetjen e BERZH-it për të bërë dy studime, në mënyrë që të identifikohet më qartë forma sesi do të ndërhyhet, dhe më pas vënia në zbatim e opsionit për dhënien me koncesion”.

Qeveria kishte deri më tani, katër opsione për ndërhyrjen në rrjetin hekurudhor në “Strategjinë për Hekurudhat 2012-2014”, të cilat filonin nga mbyllja totale e deri tek investimet kolosale për përmirësimin e të gjithë rrjetit. Dy opsionet e tjera ishin mbajtja e investimeve në këto nivele (për 2012 hekurudhave u janë ndarë 531 milionë lekë, ku më pak se gjysma janë investime) apo investimi vetëm në linjën TIranë-Durrës, e cila mbart edhe qarkullimin më të madh të udhëtarëve.

Dule lexuar Nokën meson se ekzekutivi ka hequr dorë nga katër opsionet e mësipërme dhe ka zgjedhur një të pestë: kalimin tek privati. Në raste koncesionesh të ngjashme, privatët zgjedhin segmentet e shëndosha ku kanë mundësi fitimi. Në këto kushte, mundësi më të madhe për t’u marrë me koncesion do të kishin linja Tiranë-Durrës dhe ajo Tiranë-Shkodër, e cila bën lidhjen me Malin e Zi , kurse pjesa tjetër do të mbetej përsëri në dorë të shtetit duke kërkuar një investim të madh prej 4 miliardë euro për rehabilitim. Zor se ndonjë shtetar do të marrë më pas guximin për të harxhuar gjithë këtë para, e cila është një “llokmë e madhe” për buxhetin tonë.

S.E.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

<p>aman se keta te fusin friken sa here duan te bejne nonje gje. me mire kur rrine pa u ndjer.</p>

Submitted by gimi (not verified) on

<p>shit kete shit ate, le te shesin edhe pidhin e s&#39;emes e te bijme rrehat te gjithe. Me vjen leq per Edin qe do te gjeje nje arke me bosh s&#39;behet. Por nga nje ane edhe me behet qejfi per te , se keshtu eshte kur ben opozite qullese. Pala kundershtare te le trapin per te mjelur.</p>

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>dhe thone pastaj keta antikomunistet e thekur.... se ku e shpune floririn keta komunistet.......hahahaha, po kur vetem per rehabilitimin, e theksoj, vetem per rehabilitimin e ketyre hekurudhave duhen 4 miliard euro, po per ndertimin sa jane harxhuar...?????? Keto plehrat e sotem qe diten e shajne komunizmin dhe naten perfitojne prej resurseve qe ka lene ai, duhen varur me buke ne goje......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.