Po bëhen gati t’i bien Iranit? Klima mediatike të bën ta besosh

Postuar në 17 Shkurt, 2012 16:32

Lidhur me Iranin, po vihet re një kontekst mediatik i ngjashëm me atë të kohës para se të shpërthente lufta kundër Irakut. Dhe kjo do të thotë, sipas shumë vëzhguesve, se SHBA-ta janë duke u bërë gati t’i bien Iranit të Ahmadinejadit, që është duke bërë çmos të ketë bombën bërthamore (për disa, Irani e ka tanimë bombën). Dhe skenari parashikon fillimisht një bombardim ajror nga ana e Izraelit mbi Iran, pasi, sipas këtij versioni, Izraeli është target-i më i kollajtë dhe më i kërkuar nga një Iran bërthamor. Një komentator amerikan, Charles Krauthammer, tha ca ditë më parë në Fox News, se “Izraeli nuk mund të lejojë një Iran bërthamor, që do ish si shpata e Damokleut mbi 6 milionë hebrenj; Izraeli u themelua për të parandaliuar një holokaust të dytë, e jo për ta lejuar këtë”. Por ka dhe gazeta e gazetarë të tjerë që po parashikojnë goditjen kundër Iranit. Prandaj thuhet se klima është ajo e momentit, kur u vendos të goditej Iraku. Sipas atyre që e thonë, “raketat janë gati”, dhe s’merret vesh mirë nëse ia fusin kot, apo plot.

Re.Pu.

Comments

Submitted by dikush (not verified) on

E dashur redaksi, prej nga e dini ju qe Irani është duke bërë çmos të ketë bombën bërthamore ?

Submitted by Sizifi (not verified) on

Normalisht qe nuk e pranojne ata direkt, se po ta benin, sulmin Izraeli e nis sulmin qe sonte. Por e kane ne mendje ta bejne dhe ja ku duket : cdo shtet ne bote qe ka energji atomike, ka bombe atomike. Perjashtim i vetem eshte Japonia qe e ka ne kushtetute te shkruar qe nuk i lejohen gjera te tilla. Nga ana tjeter ke faktin se Iranin e kane ne duar njerez ekstremiste fetare te cilet jane dhe jo racionale. Nuk jane paqesore dhe jane njerez qe e kane te shkruar ne ate bicim kushtetute qe kane, qe jane per zhdukjen e shtetit izraelit. Nga ana tjeter, Kombet e Bashkuara me organizaten perkatese, i kane kerkuar me kohe Iranit inspektim total dhe qe pasurimin ta beje hapur, madje i kane kerkuar qe nqs nuk ke besim te ne, lere te ta beje Rusia inspektimin e plote, meqe te ata paske me shume besim. Dhe nuk ka pranuar. Dhe eshte e qarte qe jo, ata qe drejtojne Iranin, nuk jane pjesa e kulturuar dhe e emancipuar e Iranit, por jane pjesa me e keqe, jane si nazistet ne kohen e Gjermanise. Kane te njejtat tipare, vetem e propagandojne me tjeter fe, dmth me ate te tyren.

Nuk eshte problemi te fakti qe Irani nuk duhet ne parim te kete arme berthamore. Problem eshte qe bie ne duar psikopatesh. Ne Rusi, Indi apo Kine psh. megjithe arsenalin qe kane, ShBA nuk ja ka friken, sepse e di se ka te beje me njerez qe kane ndertuar shtet, dmth qe vendimet i marrin pas konsultimesh dhe arsyetimesh te gjata dhe me racionalitet te plote. Nga nje proces vendimmarres racional, nqs je dhe vete racional, nuk ke shume frike. Kjo nuk vlen per psikopeterit qe drejtojne Iranin. Eshte budallai dhe i semuri nga trute qe ta ben hatane.

Tashi, ti si shqiptar, imagjino sikur Beogradi ta kishte te shkruar neper ligje, ashtu sic e ka Irani i sotem per Izraelin, se do asgjesoje popullin shqiptar, ta zhduke fare nga harta shtetin shqiptar. Dhe imagjino sikur te jene duke pasuruar uraniumin dhe vetem disa muaj larg raketave berthamore. Si do ndiheshe ?

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Mediat duan te bindin opinionin publik se Irani ka bombe berthamore per te justifikuar shperthimin e luftes.

Perderisa nuk ka artikuj te ekulibruar, atehere kuptohet fare mire se cili eshte klani me influent financiar dhe politik qe orienton mas median (klani prosionist)

Ja nje kronologji e paralajmerimeve politiko - mediatike deri ne ditet e sotme:

- Ne 1984 revista Jane Defence Weekly permendte burime te sherbimeve sekrete gjermane se prodhimi i bombes atomike nga Irani po hynte ne fazat e fundit.

- Po ne 1984, senatori amerikan Alan Cranston deklaroi se Iranit i duhen 7 vite deri sa te beje bomben.

- ne vitin 1992, Benjamin Nataniahu, atehere deputet, sot krymininister, deklaroi ne parlament se iranit i duhen 3-5 vjet te beje bomben atomike dhe se komuniteti nderkombetar, me ne krye SHBA, duhet ta frenoje kete.

- Shimon Perez, minister i jashtem izraelit,  po ate vit i deklaroi TV francez se Irani ka gati bomben me 1999, dhe se eshte kercenimi me i madh ne rajon..

- Shefi i CIAS me 1992, Robert Gates deklaroi se Irani do jete kercenim berthamore ne me pak se 5 vjet.

- Ne 1995, New York Times citonte burime anonime amerikane dhe izraelite dhe Irani ka projektin e bombes berthamore e cila do ishte gati ne 5 vjet.

- Ne 1998 Donal Ramsfeld, sekretari i mbrotjetes, i tha kongresit se Irani po pergatit nje rakete nderkontinentale per te goditur SHBA brenda 5 vjeteve.

- Nje raport i CIA-s me 2002, thonte se rreziku berthamor nga Irani dhe Koreja e Veriut eshte me i larte se ne kohen e luftes se ftohte.

- Ne 2004, Colin Powell u tha reportereve se Irani po perpiqet te pajise raketat me mbushje berthamore.

- ne vitin 2005 qeveria amerikane publikoi te dhenat e te ashtuquajturit "laptopi i vdekjes" me gati 1000 faqe projekte iraniane te bombes berthamore.Nje pjese e mire e eksperteve i quajten keto fakte fabrikime.

- ne vitin 2007 Bushi deklaroi se Irani berthamor do te plaste luften e III boterore.

- ne dhjetor 2011, ministri i mbrotjes izraelit, Ehud Barak, deklaroi se Irani eshte prane berjes se bombes dhe kerkoi nderhyrje paralizuese kunder ketij shteti.

Cila eshte tani e verteta e mekanizmave nderkombetare qe parandalojne perhapjen e armeve berthmore:

1- Irani ka nenshkruar traktatin per mosperhapjen dhe eleminimin e armeve berthamore. Izraeli nga ana tjeter nuk do t'ia dije per kete detyrim nderkombetar.

2- Irani lejon isnpektore nderkombetare ne vendin e tij. Ne Izrael nuk ka shkelur kurre kemba e ndonje inspektori nderkombetar.

3- Drejtori i Agjensise nderkombetare te enrrigjise berthamore (IAEA) ka thene se nuk ka prova se Irani po tenton prodhimin e bombes atomike.

4- Nga vleresimet e ekperteve ushtarake mendohet se Izraeli ka afro 400 mbushje berthamore.

5- Autoriteti qendror i inteligjences amerikane (qe perfshin 16 agjensi te specializuara spiunazhi) ka deklaruar zyrtarisht se nuk ka prova qe Irani po tenton bomben berthamore. Nqs ne embrion ka pasur nje projekt te tille, ai eshte pezulluar ne vitin 2003.

6- Izraeli eshte shteti i vetem ne lindjen e mesme qe ka deklaruar hapur se mund te perdoret sulmi berthmore kunder nje vendi tjeter te rajonit (Iranit)

7- Statistikat e Kongresit amerikan tregojne se Izraeli ka perfituar ne keto 4 dekada nje ndihme prej 114 miliarde dollaresh ne sferen ushtarake nga SHBA.

Adminstrata e Obames i kerkoi Kongresit te aprovonte 3 miliard dollare ndihma ushtarake (FMF Foreign Military Financing) per Izraelin per vitin fiskal 2011 , pra nje ndihme prej 8.2 milione dollaresh ne dite.  ne korrik 2010 eshter aprvuar rezoluta 1553 qe nqs Izraeli konfrontohet me iranin, SHBA do jen ne krah te aleatit te tyre.

Situata i ngjan nje rrethi vicioz:

Izraeli, preferon qe Irani ta "kruaje"me programin e tij berthamor qe te kete shkak ta sulmoje per te kthyer nje shtet rival te rajonit ne epoken e gurit. Mirepo duket se po i sugjeron keshtu Iranit alternativen e vetme per vetembrojtje.

Submitted by Sizifi (not verified) on

I ke gabim dhe te pasakta ca nga te dhenat, dhe je tendencioz ne ato qe shkruan.

Pse nuk ka pranuar Irani kontroll te plote nga ana e IAEA ? As me ndermjetesimin e Rusise ?

Qe nuk ka shkelur kurre kemba e ndonje inspektori te IAEA ne Izrael eshte genjeshter, sepse ata bejne kontrolle periodike ne te gjitha vendet e botes qe perdorin energji berthamore, duke perfshire natyrisht edhe Izraelin.

Tjeter gje e rendesishme : mos krahaso strukturen vendimmarrese te shtetit izraelit me ate iranian. Iranianet, qe jane nje komb i madh me kulture te madhe, drejtohen aktualisht nga njerez te prapambeturdhe psikopeter dhe ekuivalente te nazisteve te Gjermanise. Izraeli eshte nje demokraci, me nje shtet qe ka byrokraci te tille, qe i lejon te marre vendime te mirepeshuara dhe racionale , dhe jo vendime psikopeterish.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Ne Izral nuk ka shkelur kurre kemba e ndonje inspektori nderkombetar te energjise atomike. PIKE !!!!

Izraeli nuk pranon ta beje kete pasi nuk eshte nenshkrues i paktit te Mosparhapjes dhe Eleminimit te armeve berthamore (Non Profliferation Treaty) dhe ka refuzuar gjithnje ne menyre kategorike cfaredolloj inspektimi ne instalimet e tij berthamore.

Nje kerkim i thjeshte ne internet: "Israel refuses inspections on its nuclear facilities", mes te tjerash dhe nje interviste e Shimon Perez qe mbron kete politike,

do te tregoje se kush eshte e verteta qe nuk ka se si mos te merret vesh .

Fryma e pergjithshme e Mas medias diktohet nga klani i ekstremisteve cifute qe kane  nje ndikim te madh politiko-financiar ndaj fakte te tilla permenden tek tuk dhe jane te pakrahasueshme me akuzat e pambarimta te nje kori shurdhues qe do te vere me shpatulla per muri Iranin.

Psh BBC news muajin e kaluar (janar 20120 kishte nje artikull te gjate mbi Iranin, se si duhet te permbushe rregulloren e IAEA, ndersa as qe permendej fare fakti qe Izraeli nuk do t'ia dije per kete Agjensi.

A nuk kane te drejte te ndihen te kercenuara vendet e tjera te rajonit qe jane nenshkruese te ketij traktati e sidomos nje vend i tille qe kundershton politiken e Izraelit sic eshte Irani?

Cili eshte argumenti pas te cilit justifikohet Izraeli? Ne luften e dyte boterore jane vrare 6 milione cifute dhe nuk mund te lejohet qe kjo te ndodhi me.

Kush i ka shfarosur cifutet?   Irani?

Imagjino qe te te vije ne lagje nje person i armatosur me te gjitha llojet e armeve shfarosese, nderkohe qe autoritetet dhe policia ja ndalojne kujdo ne lagje te mbaje arme, ndersa shtepia e ketij personi as qe kontrollohet. Pse? Sepse ky person thote qe ne nje lagje tjeter, ne nje qytet tjeter, atij i kane vrare 6 vellezer.

Me e pakta banoret do te thone: c'hyjme ne ne kete mes, nuk ti vrame ne vellezerit, ngjarja ndodhi diku tjeter (pra Holokausti ndodhi ne Evrope) ndaj permbahu rregullave si gjithe ne te tjeret. Ku ta di une qe kete ngjarje (pra Holokaustin) ti nuk e perdor si mjet per te justifikuar politiken tende, per te me mbajtur mua nen friken dhe shantazhin tend? (Izraeli duhet te jete si nje qen i terbuar qe mund te sulmoje cdo kend por qe kane frike t'i afrohen - ka thene gjenerali izraelit Moshe Dajan).

Vazhdimi i komentit tend me krijoi bindjen qe eshte e kote te vazhdoj debatin per shkak se te mungon informacioni baze, nisesh nga konsiderata te pergjithsme per demokracine racionale te Izraelit.

Shkurtimisht po e mbyll duke thene se Irani ka kusuret e veta te brendshme, por nuk eshte shtet aq problematik ne arenen nderkombetare sac eshte Izraeli.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

S Q A R I M :

Izraeli eshte anetar i IAEA me te gjitha te drejtat qe nga vitit 1957, eksperte te fushes berthamore doemos qe kane vajtur ne Izrael POR

IZRAELI nuk ka pranuar kurre qe instalimet e tij berthmore te jene pjese e nje shqyrtimi, keqyrjeje ekspertesh nderkombetare,

pra nuk pranon INSPEKTIME, KONTROLLE nga kjo agjensi qe mes te tjerash raporton edhe per prezencen e WMD ne kuader te Non Proliferation Treaty.

Ky fakt i ben te kuptueshme shkelmat qe hedh here pas here Irani i cili pretendon reciprocitet dhe detyrim edhe ndaj Izraelit qe te nenshkruaje traktatin.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Mos po behet si 'sekretet' e Irakut qe edhe sot kane mbetur si sekrete ?!

Submitted by Agri (not verified) on

Qe kujtesa te jete sa e nevojshme, po aq dhe bazuar ne fakte ... sulmi ndaj Libanit dhe me vone aneksimi i Libanit te jugut; sulmi ajror ndaj Iraqut, sulmi ajror ndaj Syrise, perdorimi disproporcional i forces ne Liban (II) dhe me vone ne Gaza. Pavaresisht retorikes qe vjen nga Irani, shumica e agjencive (edhe ish-drejtore te Mosad-it)  kryesore te inteligjences shkruajne qe Irani nuk ka arme berthamor, megjithate te tjeret priren te besojne ate qe Irani nuk e deklaruar asnjehere - perdorimin e armeve berthamore. Retorika mendjemadhe dhe e fryre ne fakt krijoi perceptimin e gabuar per pranine e WMD ne Iraq.

Submitted by luke (not verified) on

Irani ka shume nafte dhe kjo do te thote te kesh bomben berthamore. Do ta bejne cope cope sic bene Irakun dhe pastaj do dali qe vetem kallashe ka Irani per lufte. Fati i keq i iranianeve eshte qe kane shume nafte ne token e tyre dhe kane udheheqesa qe smbushin, fryhen kot si keta tanet, duke thene qe do bejme lufte, kemi arme qe do shkaterrojme te gjithe etj. Amerika lufte do sot se gjendja ketu eshte keq fare njerezit skane pune

Submitted by Agri (not verified) on

Charles Krauthammer nuk perfaqeson qendrimin zyrtar te administrates amerikane. Ne rastin me te mire ai eshte ekstremist dhe aspak realist. Vizita e Adm. Dempsey-it in Israel ishte per te parandaluar veprime qe mund te implikojne administraten ne veprime ushtarake te panevojshme ne Iran. I njejte eshte dhe qendrimi i Sec. Panetta. Edhe Ministri Israelit i Mbrojtjes sot foli per efikasitetin e sanksioneve. Ose jeni te painformuar, ose shtremberoni fakte pa qene nevoje sidomos ne nje ambjent politik dhe social -- sic eshte Shqiperia -- qe kujdeset pak ose aspak per gjendjen ne Iran.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.