Fotoja V-J Day derdhet 'në bronz'

Duhet të jenë të paktë ata, të cilëve s’u ka rënë rasti të shohin fotografinë e shkrepur nga Alfred Eisenstaedt në New York, Times Square, në ditën që mori fund Lufta e Dytë Botërore. Fotografia është titulluar V-J Day in Times Square (me këtë titull mund ta gjeni fare kollaj në google), dhe në të duket një marinar që është duke puthur një infermiere lufte. E bukura e kësaj fotoje është se ajo është spontane, e shkrepur krejt rastësisht, menjëherë pasi presidenti Truman (në orën 7) deklaroi fundin e luftës me Japoninë.
Fotoja është një nga më të famshmet në historinë e fotografisë. E për këtë arsye dikush ka menduar ta shndërrojë në skulpturë. Ngrihet në San Diego të Kalifornisë, buzë detit, dhe është titulluar ndryshe: Kapitullimi pa kushte, ngaqë kanë dashur të lozin me një mesazh me dy kuptime. Kapitullim i kujt? i Japonisë? Apo i infermieres? (Shiheni në foton që shoqëron këtë shënim)
Re.Pu.
Comments
Kapitullimi i jetes para
<p> Kapitullimi i jetes para luftes...</p>
Add new comment