Fatos Nano, kandidat i minutës së fundit për President i Republikës?

Postuar në 20 Shkurt, 2012 05:35

Në një intervistë dhënë  portalit Express.mk, Edi Rama i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes  lidhur me Fatos Nanon dhe Ilir Metën: “Ilir Meta s’ka asnjë lidhje me PS-në e me socialistët a progresistët. Ai është ulur në prehrin e Sali Berishës për të përfituar nga pushteti i dalë me vota të vjedhura dhe do të qëndrojë në atë prehër deri kur të largohet bashkë me Sali Berishën nga tryeza e qeverisë së Shqipërisë. Ndërsa Fatos Nano ka shpallur ambicien për të qenë një President mbi palët, pasi është distancuar me vullnetin e tij nga Partia Socialiste për arsyet që ka dhënë edhe publikisht. Rruga jonë është e qartë dhe e hapur drejt fitores së zgjedhjeve pavarësisht tradhëtisë së madhe të Ilir Metës ndaj popullit opozitar dhe pavarësisht distancimit të Fatos Nanos nga jeta politike e Partisë Socialiste”

Nuk është vështirë të dallosh në këtë prononcim të Ramës diferëncën mes fjalëve “tradhëti e Ilir Metës” dhe “distancim  i Fatos Nanos”.  Për Nanon, Rama thekson edhe ambicien që ai ka për të qenë një President mbi palët. Duket se me këtë deklaratë, Rama ka lënë një dritare hapur për një përkrahje të heshtur të PS-së ndaj kandidaturës së Nanos, në qoftë se Presidenti nuk zgjidhet me konsensus në 3 raundet e para të votimit. Pas raundit të tretë, Nano mund të regjistrohet si kandidat për president, edhe pa patur përkrahjen zyrtare të grupit parlamentar socialist – atij i mjaftojnë 20 firma deputetësh për këtë.  Në rast se në raundin e katërt e të pestë, asnjëri nga kandidatët nuk merr 71 vota, zhvillohen zgjedhje të parakohëshme brenda 45 ditësh.

Shumë votues socialistë mund të mos e honepsin një kandidaturë të Nanos për President. Dhe ata e kanë të gjithë të drejtën e Zotit që mos ta honepsin atë. Por Ramës mund t’i duhet të jetë më pragmatist se votuesit e tij. Në qoftë se Berisha këmbëngul si mushka që të bëjë President një kukull të tij me 71 vota, Fatos Nano mund të jetë antidoti më efikas për t’ia rrezikuar Berishës ato 71 vota. Në gjirin e mazhorancës PD-LSI-PDIU, ka deputetë që mund të kenë arsye të forta që t’ia japin votën Fatos Nanos…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

Edi mos na be analiza, por ki kurajo dhe thuaj mendimin tend. A je ti per Nanon president? Sepse ne e dime shume mire qe po rane dakort Sala me Edin, makinacionin e votimit e zgjidhin pa problem ata. Dhe normalisht duke qene se ne qytetaret jemi kundra Nanos president (mjafton te shohesh komentet tek Tema, qe ngelet e majte si blog online), na pelqen te dime edhe mendimin e juaj, gazetareve apo analistave, duke qene se edhe ju ndjekim nga afer. Nuk ka asnje arsye pse Edi te zgjedhe Nanon per t'ia dhjere Berishes. Sepse ne kete rast po na e fut neve, popullit. Nuk i plas shume Sales per Nanon. Neve na plas shume, kur imagjinojme se cfare eshte i afte te beje ai njeri. Keshtu qe mos be lojen e Edit duke e justifikuar kot me kot. Leje Edin ne nje pozite te veshtire qe tek pulle te detyrohet te mbroje kandidaturen e Nanos. Kurse ju po i shtroni rrugen duke dhene keto analiza. Apo j'ua ka dhene ai? Pastaj nqs. eshte fjala per t'ia dhjere Sales ka te tjera menyra. Mjafton qe Edi te propozoje nje emer te PD-se qe nuk e do Sala. Apo meqenese tani ti nuk e quan veten te PD-se je i mendimit se PD-ja nuk ka asnje burre qe t'ia vleje per president. Thuaje edhe kete haptas nqs. e mendon. Dhe mos me thuaj per motiv balancimin e pushteteve, sepse atehere si do t'ia bejme me 2013 kur te marre PS-ja pushtetin? Do te heqim Nanon per te vene Xhozin?

Ciao!

Submitted by ben marti (not verified) on

Me shume dashamiresi. Mbas kesaj krize qe po e shklyen Shqiperine copash me duket se arsyetimi tend eshte teper mekanik perkundruall mencurise dhe dialektikes se mendimit, te cilat te kane karakterizuar,  dhe qe besoj fort se ato nuk te kane shteruar.

Submitted by zeneli (not verified) on

Ka bere ca "gabime politike" te pafalshme Nano ndaj selise roze te Edvinit.

Gabime qe mund ta ken penguar Edvinin te zaptoje Shqiperine por vet Shqiperise "gabimet" e Nanos i kursyen lumenj gjaku.

Nano e ka shpetuar te pakten 2-3 here mbas 2005 -ses Shqiperine nga 97 tat e Selise Roze, qe do te thote se Nano ka shmangur disa kasaphana per te cilat ishte bere gati banda me Tak Ngjela Gjinusha Preca Ruca e Paskala me ne krye Edvinin.

Vec asaj Nano i vuri vulen Edvinit, hajdut ikonash i tha.

Mirpo eshte Saliu qe nuk e ka cfaqur kurre nje Vleresim per ato veprime te Nanos qe kan shpetuar Shqiperine nga Katastrofa.

Kjo eshte minus per Berishen.

E kjo ndoshta e detyron Nanon nje dite dhe te puthet me Edvinin.

Nano eshte i vetmi Socialist qe ka vlera e kjo mund te thuhet tani dhe per Kastriotin. Krejt kusuri pastaj i PS-se jan Bandite e shkuar banditve or Tunxh.

Kur them Nano nenkuptoj Fatos Nanon.

Mos te keqkuptohemi.

Submitted by Daja (not verified) on

Mos u çuditni por PS do te dale me kandidaturen e Nanos per president!

PS dhe LSI do ta kene figure te perbashket dhe konsensuale. E majta nuk mund te prodhoje asnje me te mire se Nano.

Gezuar PS presidentin Nano!

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

Une jam i sakatosur dhe i sterlodhur me kete dyshen Nano-Berisha.

I urrej te dy dhe nuk dua qe te ju a degjoj zerin.

Po per president cfar mendimi kam ? Nese doni ta dini, mendimi im eshte..prisni 10-minuta ju lutem.

Bera nje dush me uje te ftohte..u normalizova dhe konkludoj se perpara cdo kandidati per president  i dale nga xhepat e Berishes,

kanditatura e cdo kandidati i/e dale nga shoqeria civile (dhe i miratuar me konsesus) eshte esencialisht me e mire se cdo papagall/e  i/e Berishes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.