Pas 13 orë bisedimesh torturuese, firmoset paketa për shpëtimin e Greqisë

Postuar në 21 Shkurt, 2012 01:42

Në orët e vona të natës së mbrëmshme,  pas 13 orë bisedimesh torturuese, u firmos paketa për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi financiar. Ministrat e financës së 17 vendeve të eurozonës aprovuan një paketë ndihme për Greqinë prej 130 miliardë eurosh, pasi bindën huadhënësit privatë të pranonin humbje deri në 53.5% nga kreditë e dhëna dhe qeverinë greke të pranonte shkurtime të mëdha të shpenzimeve buxhetore.

Greqia ka patur tkurrje ekonomike në 5 vjetët e fundit dhe do t’i duhen 10 vjet që ekonomia e saj t’i rikthehet rritjes, parashikon një studim i Bankës Qendrore Europiane, i cituar nga agjensia Reuters. Paketa e ndihmës prej 130 miliardë eurosh u firmos pasi u pranuan masa që synojnë ta ulin nivelin e borxhit shtetëror grek në nivelin 120.5% të Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2020. Sipas raportit të sipërcituar, në qoftë se Greqia nuk i përmbahet kushteve të paketës, borxhi shtetëror mund të ngjitet përsëri në nivelin 160% të Produktit të Brendshëm Bruto derin në vitin 2020. Sipas një sondazhi të Gallup International, 75% e grekve duan të mbesin në eurozonë, por nuk janë dakord me shtrëngimin e rripit që parashikon paketa e ndimës europiane.

E.Zaloshnja 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.