Berisha e Rama bëjnë “hidh e prit” me rastin e 20 shkurtit

Berisha ka shfrytëzuar përvjetorin e rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës, dhe ka folur për opozitën: “Pasardhësit direkt të bunkerit nuk kanë shprehur pendesën, por kanë ozurpuar kreun e partisë opozitare dhe natyrisht nuk janë kthyer në bllok, por kanë rikthyer bllokun në psikologjinë e tyre. Këta shokë, ose zotërinj bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është më parësore se interesi i shqiptarëve dhe vendit”.
Rama i është përgjigjur duke thënë, se “askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit s’e imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit”, se “pushteti më i korruptuar në historinë tonë është turpi i gjallë i shkeljes mbi të gjitha ëndrrat e shpresat që sollën rrëzimin monumentit”, dhe se është “e turpshme që 21 vjet pas rrëzimit të monumentit të diktaturës sulmohet egërsisht opozita teksa vendi lëngon mes krizash të keqqeverisjes”, etj.
Re.Pu.
Comments
Titull i pagoditur. Vazhdon
<p>Titull i pagoditur. Vazhdon gazetaria barbare e barazimit te Saliut me Edin. Mjere ne!</p>
Add new comment