Çfarë do ndodhte nëse Ministria e Mbrojtjes do të kërkonte ndjesë për këtë që ndodhi?

Tridhjetë minuta pas mesnatës së kaluar doli lami se përfundoi ndërhyrja kirurgjikale në trupin e Aleksandër Pecit të plagosur rëndë në Afganistan, i cili, kur të rimëkëmbet (vijon të mbetet në një situatë kritike, por tani ka shpresa që dalë shëndoshë e mirë nga një spital në Gjermani, ku e kanë çuar pas operacionit), do të marrë vesh mbi kurthet mediatike e proceduriale ku ngeci e humbi një copë herë jeta e tij. Ministria e Mbrojtjes e raportoi pa jetë për shtypin, e u ngut t’u bënte zyrtarisht një vizitë ngushëllimi familjarëve të tij për t’u thënë se djali i tyre kish lënë jetën në një betejë në Afganistanin e largët. Vetëm pak orë pas këtij gjesti të matufjepsur, një dërgatë tjetër e ministrisë së Mbrojtjes troket në të njëjtën derë, në shtëpinë e Aleksandër Pecit, por këtë herë për t’I tronditur në një sens tjetër familjarët: Aleksandër Peci është plagosur rëndë, por ai është gjallë.
Janë ngatërresa që ndodhin? Është një gjë që mund të kuptohet kjo budallallepsje burokratike në një ministri? Edhe mundet. Por ajo që s’kuptohet është se si nuk i shkon mendja askujt në ministri që të dalë në publik e të thotë: Kërkojmë ndjesë; e katranosëm këtë punë. Përse nuk e bëjnë kaq gjë, vallë?
Re.Pu.
Comments
Besoj se ministrat dhe

Besoj se ministrat dhe politikanet tane mendojne se duke kerkuar ndjese per dicka do ndikoje negativisht ne mbeshtetjen publike.Per dicka jane te mire.Per te mashtruar dhe manipuluar mendjen e popullit jan shum te mire.

Nuk kemi pse te çuditemi, kur

Nuk kemi pse te çuditemi, kur nje individ qe shkollohet per aktor dhe nuk gjen kohe ne jeten e tij t'i shtoje vlere formimit, i jepet autoriteti te drejtoje Ministrine e Mbrojtjes (por ai mund t'i jape qetesi vetes kur sheh ne qeveri ne krah tij gazetare qe menaxhojne rruget dhe transportin ose politikat e integrimit, nje minister te jashtem qe sapo zgjohet pyet veten nese eshte vertet i tille, nje ekonomist bujqesor qe na projekton politikat financiare, nje jurist qe ka barre te na kulturoje, nje veteriner qe pritet te na arsimoje etj.)

Madje, duhet te ndjehemi te lumtur qe zoti nuk i degjon deri ne fund, pasi marritë e tyre nuk do te kishin te sosur. Fali o zot se jane te ne vendin e gabuara ne kohen e gabuar. Amin!

Personalisht ndjeje shume keq

Personalisht ndjeje shume keq kur shikoj se nje ushtar shqiptar u vra ne Afghanistan. Ngushellimet e mija te sinqerta familjes. Por pyetjet ketu shtrohen si vijon:

1. Cfare interesash kombetare apo strategjike te direkta ka nje popull prej 3 milion si Shqiperia ne Afghanistan? Une jam i bindur qe gjysma e Shqipetareve nuk e dine ku bie Afghanistani, dhe pjesa tjeter qe e dije ku bije, nuk ka pergjigje per kete pyetje.

2. Qe te behet deshmor i atdheut (Shqiperise) nje person duhet te jape jeten e tij/saj per Shqiperine. Por, valle ka lidhje dhenia e jetes ne Afghanistan per interesat e Shqiperise? Une them se nuk ka. Amerika sigurisht qe ka interesa. Edhe fuqite e tjera te medha te botes. Por Shqiperia, nuk ka!

3. Si ka mundesi qe ne Shqiperi, ashtu si ne gjithe vendet e botes se qyteteruar, nuk ka nje levizje apo mendim ndryshe mbi kete teme - a duhet apo nuk duhet Shqiperia te mare pjese ne "forcat paqeruajtese" ne Afghanistan?

Pershendetje,

Add new comment