Një skenar filmi dhe lajmërimi nga TV i vrasjes së komandos në Afganistan

Postuar në 21 Shkurt, 2012 11:17

Një makinë ushtarake ndalon pranë pragut të shtëpisë. Me ta parë, banorët e ndjejnë që diçka e keqe i ka ndodhur djalit të tyre në ushtri. Nga ajo zbresin dy ushtarakë, i bien derës dhe kërkojnë të zotin e shtëpisë për t’i dhënë lajmin e kobshëm: “Djali juaj ra në luftë për mbrojtjen e atdheut”.

Ky është skenari që jemi mësuar të shohim nga filmat “me luftë” ku në raste të tilla, kjo është forma që i përçohet familjes lajmi për humbjen e të afërmit të tyre në një betejë. Familjarët e marrin lajmin për humbjen e djalit fillimisht nga një drejtues ushtarak dhe më pas publikohet në media. Kështu vepron shteti amerikan për të rënët e tij në zonat e luftës, kështu vepron çdo shtet serioz në këtë planet.

Por ky standard nuk vlen për Shqipërinë. Familjarët e kapiten Feti Voglit, të vrarë dje në Afganistan, rrëfyen sot në media se lajmin për vdekjen e tij e kanë marrë fillimisht nga televizori!!! Shumë mirë që nuk jemi mësuar me raste vdekjesh të tilla për të krijuar eksperiencë në “mënyrën e dhënies së lajmërimeve të vdekjes” por bashkëpunimi me aleatet duhet të na vlejë edhe në mënyrën se si të trajtojmë familjet e heronjve.... 

 

S.E.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Skandal menyra se si TV-te e kapin lajmin e kobshem para, skandal dhe MM qe e ben tjetrin te vrare. Edhe per te vrarin, lajmi paraprak jepet i rreme. Pertej lajmit se si u dha lajmi, uroj te mos kete me raste te tilla. Le te sherbeje gjaku i Feti Voglit per t&#39;i kujtuar kesaj politike se si ushtarakët japin jeten per kete popull, per ta bere Shqiperine si Evropa, per ta futur ate ne NATO, etj. Le ta dije edhe populli se si ushtaraku i sherben kombit, popullit dhe jo vetem vetes. Le te mos hidhen perpjete trutharet per te kundershtuar perkrahjen qe duhet t&#39;i jape shteti ushtarakut edhe kur ai del ne rezerve. Ishin ushtarakët qe i paraprine nje hopi cilesor qe beri Shqiperia ne arenen nderkombetare. Pra, mos i harroni ushtaraket. Mos e harroni Feti Voglin. I perjetshem qoftë kujtimi i tij.&nbsp;</p>

Submitted by Johnny (not verified) on

<p>Pyetje per publikun: pse sa here qe dalin ne foto &quot;marinsat&quot; shqiptar dalin duke treguar automatiket e tyre ? ? ?</p>

Submitted by Anonim2 (not verified) on

<p>C&#39;pret nga nje minister mbrojtjeje qe shkoi per te perkujtuar Luften e Vlores dhe sqaroi te pranishmit se Italia na donte te miren. Mire qe nuk ua ka derguar ngushellimet me sms.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.