Banka Botërore: Ndërtimet pa leje, vetëm 1.7% mbaruan punë

Banka Botërore ka shprehur shqetësimin e saj në raportin e fundit mbi pronat, duke evidentuar shumë probleme me sektorin, veçanërisht te legalizimet.
Në gazetën 'Shqip' publikohet se sipas ekspertëve të BB-së, deri tani kanë mundur të marrin tapitë e legalizimeve vetëm 4504 pronarë, kur, nga ana tjetër, kanë aplikuar 270 mijë vetë. Raporti vëren se Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale ose ALUIZNI, ka marrë burime të bollshme financiare që paguhen nga taksapaguesit, por procesi ka ecur tejet ngadalë në raport me koston e kësaj ngrehine institucionale.
Njëra anë e dështimit i dedikohet mungesës së parave. Kur dikush premton tokë falas, vështirë se kjo mund të rezultojë e vërtetë. Por një pjesë tjetër e dështimit duket se nuk ka lidhje me paratë. Rreth një e treta e ndërtimeve pa leje, sipas raportit të Bankës Botërore, janë ndërtime pa leje në pronë të vet dhe në një rast të tillë, nuk ka kosto kompensimi.
Megjithatë, procesi nuk ecën. “Procesi i legalizimit ka ecur ngadalë përkundër burimeve që i janë kushtuar. ALUIZNI është një organizatë e madhe dhe e pajisur mirë me burime, kostot operative të së cilës i mbulon buxheti i shtetit”, thotë raporti. Megjithatë, vetëm 4500 subjekte në 270 mijë të tilla ose vetëm 1.7 për qind e aplikantëve kanë mbaruar punë.
“Agjencia ka njohuri teknike për vrojtimet topografike, bërjen e hartave, aspektet juridike dhe ato urbanistike dhe ka prodhuar harta moderne të kompjuterizuara për të gjithë vendin në bazë të fotografive ajrore të bëra në vitin 2006.
ALUIZNI ka prodhuar harta të kompjuterizuara për shumicën e pronave, për të cilat ka marrë kërkesë legalizimi. Megjithatë, ka përfunduar vetëm një përqindje e vogël e legalizimeve, titujt e të cilave janë regjistruar nga ZRPP-ja”, thuhet në raport.
Nga Top-channel
Comments
Flmn Per fotografine

Flmn Per fotografine interesante.

Bathorexhiu sic e shikoni ka vile 3 katshe. Nuk eshte vetem njeri por me mijra.

Po e quajm Bathorexhi per shkurt. Mund te jete Shkozetaxhi ose Beratas apo Tropojan ose Tepelenas.

Kush mund ta enderronte para 20 e ca vitesh se nje dite nje Shqiptar do kishte nje shpi te tille.

Askush, as Ardian Klosi vet qe sic morrem vesh e paska nje vile ne nje zon te Gjelberuar.

Po ti pyesesh pronaret e ktyre vilave se a ja din ndopak per nder Berishes e PD-se per kto vila qe kan sot ata me nji here me inat e urrejtje te thone se, i kemi bo me shpatllat tona.

Kur u thua se po qe per shpatulla ata dhe baballaret e tyre bile dhe mamate e gjyshet e gjysherit punuar jo 20 por 50 vjet me po ato shpatulla bile dhe me forta e me te reja e ne fund jo vetem nuk ndertuan shpi po dhe nji biciklet kineze e kishin enderr i thartojn turinjt e tyre te shemtuar e nxjerrin ndonje ungerime si qenj te terbuar.

Keshtu pra puna e Berishes.

Dhe po keta bathorexhijte i vijne posht penxheres me ne krye ish kooperativistin Tom Dosh (sot miliarder e bark derr) per ta djegur te gjalle Berishen.

Dhe kulmi kur dhe Blloshmi me shoke qe dje numeronin ditet e burgut e vagonet me Pirit e sot per Berishen turfullojne se nuk i dha (burg jo e jo) aq e kaq miliona demshperblim mobilizohen nga sigurimi qe dhe ata bashk me bathorexhijt e Precit Dokle Namikut e Tom Doshit te jen aty ne bulevard per ta djegur te gjalle Berishen.

Pikerisht se ka te tille qindra mijra mos mirnjohes ja vlen ta mbrosh Berishen.

Une do jem nje nga keta edhe se 1 qindarke skam perfituar prej tij ne kto 20 vjet.

Por nuk i duroj dot keta minj gjirizesh qe duan ta vrasin Doktorrin (me shpifje e intriga e aksione banditeske) edhe se jan bere me vila e jo nji vetem por nga 3-4 te tilla e 3-4 katshe e me nga 3-4 furgona e Mercedesa neper Oborre e Garazhet e tyre.

U ngecte ne fyt te gjithve ketyre perfituesve ajo cka kan perfituar nga Berisha.

E me qe duan gjak, gjak nxjerrshin nga goja e ajo brima poshte.

Add new comment