Bomba nepotike Topalli

Postuar në 24 Shkurt, 2012 03:40

Jozefina Topalli nuk di ta ndalë hovin nepotik. Është përfolur vazhdimisht për rekrutime e emërime me logjikë klanore e farefisnore, por asnjëherë s’e ka vënë ujin në zjarr. Duket sikur kritikat e kanë motivuar më shumë për t’i dhënë gaz makinës së nepotizmit.

Assnjëherë nuk ktheu një përgjigje për qortimet që iu bënë lidhur me emërimin e dhëndërrit riosh në ambasadën tonë në Paris, pranë vajzës së saj që studjon atje. Të gjithë kanë folur, veç ajo jo. Ashtu si nuk ka folur për kritikën që i është bërë për tribalizimin e asaj pjese të admdinistratës që varet prej saj. Dhe tash së fundi, “shkëlqen” sërish me një kuturisje të re të këtij lloji. Do gazeta të sotme na bëjnë me dije se ajo ka shkarkuar nga puna Dritan Selon, që punon prej 13 vitesh si drejtor i marrëdhënieve me jashtë të Kuvendit, dhe gjejeni kë ka emëruar në vend të tij! Irma Koçobashin, nusen e djalit të dajës së vet.

E.G.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Thone se te Parlamenti ka nje drejtues te administrates qe ka punuar me Sigurimin e Shtetit ka torturuar njerez. A eshte e vertete?

Submitted by zeneli (not verified) on

Pyet shokun Ruci o Bujo se i njeh mire keto pune.

Submitted by M (not verified) on

Zenel, ty te mungojne konet e syrit, sepse sheh vetem bardhe e zi. Çdo gje te gabuar te pushtetit e sheh pozitive (kjo edhe mund te ndodhe) por ti menjehere i kundervihesh opozites pa lidhje. Komentuesi me te cilin ti replikon duket qarte qe eshte i paanshem dhe jep qarte nje mesazh me ate qe shkruan. Po ti? thjeshte kerkon qimen ne syrin e tjetrit. Mund te reflektosh pak mbi kete

Ciao

Submitted by Gusmari (not verified) on

Me mire keshtu, se kur te thyeje qafen Jozefina, do e thyejne qafen edhe ata: Dhendrri, nusja e cunit te dajes, gopi i semes  :-)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.