Afganët në protestë: Nuk mund të digjet Kurani

Postuar në 23 Shkurt, 2012 05:10

Është belá kur nuk njeh mirë kulturat e popujve të tjerë, dhe këtë po e provojnë amerikanët në Afganistan. Natën midis të hënës e të martës, në bazën amerikane të Bagramit, nja 60 kilometra larg Kabulit, ushtarët amerikanë dogjën mendjelehtësisht disa kopje të librit të Kuranit, që ua kishin marrë të burgosurve; i dogjën me idenë se nëpërmjet tyre mund të përcilleshin mesazhe mes të burgosusve, dhe nuk menduan se kjo mund të provokonte zemërimin e banorëve lokalë, të cilët nuk mund ta përfytyrojnë një gjë të tillë.

Ka tri-katër ditë që kanë plasur protestat në Kabul e në qytete të tjera. Nuk janë shumë masive, por janë të dhunshme e mund të sjellin një përshkallëzim të animozitetit mes popullsisë civile e trupave amerikane; këta të fundit kërkuan ndjesë për këtë veprim të shkujdesur që kryen, por tanimë janë duke u përballur me pasojat. “Vdekje Amerikës” është slogani më i parë që bërtitet në sheshet e qyteteve ku po protestohet.

Ekziston frika se kjo gjendje karfosjeje mund të mbajë gjatë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.