Nesër ankandi, “turqit” dhe “shqiptarët” garojnë për licencën e tretë 3G

Postuar në 23 Shkurt, 2012 14:09

AKEP zhvillon nesër ankandin për shitjen e licencës së tretë 3G në Shqipëri, ku në garë pritet të jenë “Eagle Mobile” dhe “PLUS”, ndërsa “AMC Mobile” dhe “Vodafone” e ofrojnë tashmë një shërbim të tillë. Gara fillon nga 12.5 milionë euro, ashtu si edhe në dy ankandet e parë, por çështja qëndron në faktin nëse do të jenë ose jo të gatshëm “turqit” dhe “shqiptarët” për të marrë pjesë në të. Kompania që do të blejë nesër (nëse vendosin të marrin pjesë) licencën e tretë 3G nuk do të ketë një treg njëjtë si në fillim, kurse çmimin po. “Vodafone” e ofron shërbimin 3G prej një viti e gjysmë, ndërsa “AMC” ka të paktën gjashtë muaj.

Por ka një shans, në të cilin kapet edhe qeveria tek këmbëngul në mos uljen e çmimit fillestar të tenderit: avantazhi teknologjik. “Eagle Mobile” dhe “PLUS” e kanë të instaluar sistemin e tyre në 3G, kështu që nuk kanë nevojë për investime plus për të mundësuar shërbimin. “Vodafone” dhe “AMC” ndërkohë investuan miliona euro për blerjen e pajisjeve.

Jemi vetëm 24 orë para ankandit dhe nuk ka asnjë sinjal për pjesëmarrje ose jo të kompanive në të. Fakt është që kompanitë kanë kundërshtuar çmimin nga fillon ankandi nëpërmjet prononcimeve në media gjatë muajve të shkuar. Por, nga njëra anë janë planet e investimeve të tyre dhe nga ana tjetër shteti. Për kompani të mëdha, të cilat e kanë të lidhur aktivitetin e tyre drejtpërdrejtë me politikat shtetërore, “prishja e qejfit” të tij duke i dështuar një ankand të tillë nuk është një ide e mirë.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.