Privatizimet, qeveria bën ligje për trajtimin e punonjësve, blerësit bëjnë si dinë vetë

Ekzekutivi i dha dje dorën e fundit procedurave për privatizimin e katër HEC-eve (Ulza, Shkopeti, Bistrica 1 dhe 2) me fuqi mesatare, me parashikimin e procedurave për trajtimin e punonjësve që do të mbeten pa punë pas shitjes (shkurtimet, nxjerrja në asistencë, etj). Detyrimet financiare të pronarëve të rinj janë përcaktuar me VKM. Ata lejohen të bëjnë ristrukturimin e kompanive, por me kushtin që të trajtojnë financiarisht punonjësit që do të preken nga reforma.
Por edhe kur kemi një VKM, problemi qëndron në zbatimin e vendimeve. Për këtë, na vlejnë edhe eksperiencat me privatizimet strategjike të mëparshme. Vetëm 24 orë para vendimit të djeshëm të qeverisë për trajtimin financiar të punonjësve të HEC-eve që do të privatizohen, e përditshmja “Shqip” kishte publikuar lajmin se punonjësit e kompanisë së përpunimit të naftës “ARMO” (edhe kjo e privatizuar) kanë dy muaj pa u paguar, si edhe nuk janë të sigurt për vendin e tyre të punës. Përveç mospagesave, janë përballur edhe me ulje të pagave. Edhe privatizimi i ARMO-s, u parapri me vendime të ngjashme të qeverisë. Përveç kësaj, përgjatë periudhës që ka qenë e privatizuar, ARMO ka ndërmarrë herë pas herë fushata shkurtimesh në kuadër të ristrukturimit të kompanisë. Eksperienca të përafërta kanë pasur edhe punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore më të vogla që janë privatizuar gjatë këtyre viteve.
Nisur nga kjo, duket se kushtëzimet ligjore që vendosen në raste të tilla janë thjeshtë “për të qenë OK me letrat”, ndërsa pronarëve të rinj u lihet dorë e lirë..
S.E.
Comments
Pse skandalizoheni? A nuk e
<p>Pse skandalizoheni?</p><p>A nuk e thonte ky sajt një ditë që "e njëjta punë një jetë të tërë është e mërzitshme"? Edhe këto firmat private po u heqin pak mërzinë punonjësve të ARMO-s e të HEC-eve.</p><p>Tani më tregoni pak, zotërinj editorialistë, të cilit krahut jeni? Apo nuk e dini as vetë?</p>
Add new comment