‘Fusnota’ ka sjellë shqetësim në Kosovë

Postuar në 23 Shkurt, 2012 03:05

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i është bindur presionit të fortë ndërkombëtar për të hequr dorë nga emërtimi ‘Republika e Kosovës’ në nismat e bashkëpunimit rajonal. Në vend të këtij emërtimi do të përdoret thjesht Kosova (Kosovo në anglisht). Pothuaj të gjithë diplomatët e kanë shoqëruar presionin e tyre me argumentin se edhe vendi i tyre përfaqësohet po njësoj në aktivitete ndërkombëtare. “Thuhet Germany, Austria, France, Italy, etj”, thonë ata duke u shtirur sikur s’kuptojnë “këtë dashurinë e madhe” të kosovarëve për fjalën Republikë.

Por vendimi i Thaçit pa pasohet me reagime nga më të ndryshmet. Opozita ende nuk ka një zë e një strategji të përbashkët në kundërshtimin e kësaj ideje, por fronti opozitar duket se është rritur në këtë rast. Një pjesë e rëndësishme e opinionit mediatik e politik është duke parë në këtë mes një dorëzim të autoriteteve të Prishtinës përbalë tekave të Beogradit; dhe një rrezik, madje, që mund të komprometojë afirmimin që i është bërë Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Re.Pu.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

<p>&nbsp;&quot;fuss&quot; (shkruhet&nbsp;&quot;Fuß&quot;) është fjalë gjermane. Do të thotë këmbë ose fund.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.