Zgjedhje në Rusi.... me skenar shqiptar

Postuar në 23 Shkurt, 2012 08:34

Pak minuta më parë, në radion BBC, po dëgjoja një raportim nga Moska lidhur me fushatën elektorale, që ka nisur. Gara është për postin e Presidentit, dhe kandidati për t’u mundur (në fakt, kandidati i pamundur që të mundet) është Vladimir Putin. Fjalimi që ky i fundit po mbante në një stadium të kryeqytetit rus të mbushur dingas me mbështetës të tij ishte bosh, pa asnjë ide, veç me fraza patetike; e megjithatë, stadiumi buçiste.

E si për ta bërë më familjare këtë situatë për një dëgjues si unë, gazetari I BBC-së kish intervistuar një numër pjesëmarësish në atë tubim. Disa syresh e mbështesnin me gjithë zemër leader-in e tyre, por kish shumë të tjerë që pohonin se kish ardhur aty nga e keqja. Disa studentë që kishin ardhur nga jashtë Moskës tregonin se profesorët u kishin dhënë një sasi rublash në duar dhe u kishin thënë se do shkonin në Moskë për të marrë pjesë në një festival folku, dhe veç kur e kishin parë veten në stadium. Dikush thosh se punonte në metronë e Moskës, dhe kish ardhur i detyruar nga eprorët. Një mësuese thosh se nuk mund t’mos vinte, pasi humbiste vendin e punës. Etj, etj.

Jemi në Tiranë? Jo pra. Jemi në Moskë.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.