Kërcënimi me vetëvrasje, si institucion për të bërë drejtësi

Postuar në 23 Shkurt, 2012 10:25

Mediet gëlojnë sot nga lajmi për tentativën e hedhjes nga lartësia me qëllim vetëvrasjen e një mesoburri në Cerrik, i cili nuk mund të duronte më “padrejtësitë që po gatuheshin mbi pronat e tij”. Fatmirësisht, aksioni për shpëtimin e tij mësohet se mbaroi me sukses.

Të gjithë ishim dëshmitarë gjithashtu të “spektaklit” që ofroi pak javë më parë i përndjekuri politik Xhemal Zhura duke hipur në vinçin e një ndër ndërtesave më të lartë në Tiranë, pranë godinës së PD-së, i cili gjithashtu kërcënonte me vetëvrasje, pasi nuk mund të përballonte më kushtet e vështira ekonomike, por edhe “talljen e shtetit me vitet e burgut të kryera nga gjatë regjimit komunist”.

Të njëjtën logjikë ndoqi edhe Caush Isaraj tek hipi në shtyllën e tensionit të lartë duke tentuar vetëvrasjen në korrik 2011 me pretendimin se i kishin grabitur pronën. Kështu veproi edhe Feriz Haxhiaj, i cili tentoi që të hidhej bashkë me fëmijët nga një pallat gjashtë katësh në prill 2010, mu përballë Ministrisë së Drejtësisë duke e sfiduar atë pikërisht për të njëjtin problem, atë të pronave.

Të katërta këto raste, kanë një të përbashkët: Qytetarët nuk kanë më besim në zbatimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve duke tentuar zgjidhjen e fundit, vetëflijimin apo thjeshtë kërcënimin me vetëvrasje duke menduar se kështu do të tërheqin më shumë vëmendjen e shtetit por edhe shoqërisë për hallin e tyre.

Ngjarjet e mësipërme kanë pasur një fund të lumtur, (përjashto tentativën për hedhje nga shtylla e Caush Isarajt, ku gjatë aksionit për shpëtimin e të cilit u plagos edhe një efektiv policie ) por na rrëfejnë të gjithëve një të vërtetë të madhe, se vetëvrasja apo kërcënimi për vetëvrasje është kthyer në një “institucion” me anë të të cilit qytetarët tentojnë të bëjnë drejtësi.

S.E

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

Sa frike keni te thoni se ai pelivani hypi ne ndertesen me te larte te tiranes qe i perket antarit te shtabit te 21 janarit shokut ton te dashur Fidel.

Asnje nuk guxon te thote se ajo ndertese gjigande nuk kish pse te ndertohej aty ne ate pik aq  te qarkullushme te tiranes qe dhe pa kte grataciel te shemtuar te Fidelit ishte problem per qarkullim e ajer e hapsire.

Le ta dine ata zorraxhij huligane qe erdhen me aq terbim per ta djegur shtetin shqiptar se hallin e Fidelit erdhen te qajne se i kish zen frika Fidelet e Shkrelet se mos e fiton zyren e Edvinit qe jep lejet e ndertimit ai Luli qe qesh.

Kauza e mafies se betonit i solli huliganet.

Sepse kjo nKauze nuk eshte vetem e Betonusve por dhe e Botuesve.

Se Mafie Betoni e Mafie Botimi sot jan nji e te pandare.

Jo rastesisht ardhjen me autobuse te mijra krimineleve ne 21 janarin e zi e financuan dhe Dulak betoni por dhe Fatmir Toc Botuesi por dhe Kokodhim Betono Botuesi.

Submitted by Sizifi (not verified) on

ore ti i semure mendor, shko ore vizitohu se po behesh elaq ne syte e botes. Ke ndonje minimum dinjiteti ti ? Po tallen bota me ty or njeri.

Beji derman vetes se je ne shkalle te avancuar deliri, je semure ore i uruar a merr vesh apo jo ? Po ske faj ti, kane faj keta qe te japin hapesire.

Submitted by M (not verified) on

Zenel, sarkazma jote kete here eshte shume therese. Dakord per sa thua. Por kjo qeveri po mbush tete vjet ne pushtet dhe kerkon mesa duket ta mbaje akoma. Si thua nuk ka ndonjeçike pergjegjesi per problemin e pronave? Tete vjet Zenel jane shume. Perveç kesaj kjo shoqeria jone po behet gjithnje e me keq, nuk beson se shkaterrimi i administrates shteterore dhe mbushja e saj si kurre ndonjehere tjeter (te themi te verteten) eshte e mbushur me militante te semure rende nga mendja? Zenel, njerezit e administrates dhe ata te universiteteve jane nen terror. Po flasin me vehte. Eshte kthyer fuqishem frika nga anetaret e partise-pushtet. Zenel ka filluar çmenduria komuniste po drejtojne vendin sekretaret e shoferet me shkolle fillore, e po shkelen me kembe njerez te investuar. Zenel koleget ne administrate po semuren nga paranoja, sepse sapo thua majen e fjales te duket se do ta transformojne si qendrim antiparti. Zenel radhet e profesoreve e eksperteve te papune po i tmerrojne ata qe per momentin jane te punesuar. Ti e ke te lehte te vesh nje maske e te molloisesh, por ne fakt fajin nuk e ka maska. Ti je nje agresor, qe kerkon te vetembrohesh sepse ndihesh pjese e kesaj makinerie shkaterruese.

Ciao

Submitted by Gusmari (not verified) on

@ sizifi: Po ti o sizif je per vete i semure: Ke gjithte jetes qe vuan lart e poshte e prape ne nje vend :-)

P.S. Zeneli eshte me leje krijuese. Mos i fol ne dore!

P.P.S. Kane qene ca me kartele ne Tirane dikur, njiheshin me emer. Nuk ka pas ndonje zenel:-)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.